Besimi në ekonomi sërish në rënie

Besimi në ekonomi sërish në rënie

20:18, 01/12/2023
A+ Aa A-

Besimi në ekonomi vijon të shfaqë tendenca negative, teksa ka shënuar rënie me 1.6 pikë në muajin nëntor. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë duket se pas sezonit turistik dhe aftësia paguese e qytetarëve për të blerë mallra e shërbime mbeten ndër faktorët kryesorë të këtij treguesi. I vetmi sektor që ka pritshmëri pozitive për të ardhmen mbetet ndërtimi.

Bizneset e industrisë u shprehën më pesimiste lidhur me kontratat porositëse, kryesisht ato të lidhura me eksportin. Nga ana tjetër, ato raportuan të përmirësuar prodhimin aktual industrial. Negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e industrisë dhe rënia e besimit konsumator.

Pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rritje nga këto biznese.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.7 pikë përqindje në muajin nëntor. Aktualisht, niveli i këtij treguesi është 2 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie blerjet në shuma të mëdha. Nga ana tjetër, ata ishin më optimistë lidhur me situatën financiare dhe ekonomike të vendit në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco