Një i burgosur u kushton shqiptarëve 9.4 mijë euro në vit, kostoja më e lartë në rajon

Një i burgosur u kushton shqiptarëve 9.4 mijë euro në vit, kostoja më e lartë në rajon

20:03, 04/11/2023
A+ Aa A-

‘Scan Intel’ i është rikthyer edhe njëherë të dhënave të Këshillit të Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende për të parë se si ka ndryshuar të dhënat, krahasuar me publikimet e mëparshme dhe sa na kushton një i burgosur me të dhënat e reja referuar vitit 2021. Ky publikim jep të dhëna mjaft interesante mbi karakteristikat e popullsisë nëpër burgje ku mes vendeve të Europës gjenden të dhëna edhe për Shqipërinë. Sipas të dhënve për Shqipërinë, shpenzimet e administratës së burgjeve për vitin 2021, llogariten në 47.3 mln euro në vit, ndërkohë shifrat tregojnë se numri i të burgosurve deri me 31 janar të vitit 2022 regjistrohet në 5,037 të burgosur. Nga përllogaritjet del se kosoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë arrin në vlerën e 9.4 mijë eurove. Po nëse do ta analizonim këtë shifër duke marrë parasysh kohëzgjatjen mesatare të dënimit, sa mund të arrijë kosto? Nisur nga të dhënat e raportit, kohëzgjatja mesatare e dënimit për vendit tonë është 14.4 vite. Krahasuar me një vit më parë duket se kjo kohë ka rënë me një vit. Rezulton se për 14,4 vite, vlera e kostos së një burgosuri fiksohet në 135 mijë euro, po t’i llogarisnim shpenzimet si të qëndrueshme nga viti në vit. Nga një panoramë e përgjithshme vihet re një rënie e kostove, krahasuar me vitin 2021, kjo për shkak se ka rënë kokëzgjatja e dënimit.

Por si paraqiten këto kosto në vendet e rajonit? Sipas shifrave në Serbi shpenzimet totale të administratës së burgjeve llogariten në Є123 mln dhe numri i të burgosurve në 10,557, ndërkohë kohëzgjatja mesatare e dënimit llogaritet në 6.3 vite. Pra nga përllogaritjet në Serbi një i burgosur kushton Є73.5 mijë. Në të njejtën mënyrë llogarisim të dhënat për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Nga shifrat dalim në përfundimin se në Maqedoninë e Veriut një i burgosur kushton Є98.5 mijë, ndërsa në Malin e Zi kushton Є84.1 mijë. Pa patur shifrat për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, që nuk janë pjesë e kësaj renditje, përfundimi flet për kostot më larta në Shqipëri dhe më një diferencë të ndjeshme nga rajoni.

Referuar të dhënave të raportit nga 5,037 të burgosur, 1.2% e tyre janë femra dhe 98.8% janë meshkuj, ndërkohë që mosha mesatare është 35 vjeç. Sa i përket kohëzgjatjes së dënimit, Shqipëria e ka këtë tregues tre vite më të lartë se mesatarja e vendeve të Europës./Material i përgatitur nga SCAN INTEL

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco