Shpjeguar thjeshtë/ 'Shteti do shpenzojë 290 mln euro, 217 mln shkojnë për rritjen e pagave të vetë 'pushtetit''

Shpjeguar thjeshtë/ 'Shteti do shpenzojë 290 mln euro, 217 mln shkojnë për rritjen e pagave të vetë 'pushtetit''

10:23, 01/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Angelo Haruni ka komentuar në një postim në rrjetin social Facebook, projekt-buxhetin e vitit 2024, i cili po trumpetohet me të madhe si arrtije nga qeveria. Efektiviteti i buxhetit matet me atë se sa ky buxhet i shërben qytetarit të zakonshëm drejtpërdrejt, sa ndikon në jetën e tyre të përditshme që nga shporta e ushqimeve e derit te investimi në shkolla, spitale e infrastructure dhe jo sa rritet rroga e kryministrit, ministrave, deputetëve etj. Në analizën e tij, gazetari Haruni thotë se nga 290-milionë euro shpenzime, 217-milionë do të shkojnë për pagat e rritura të administratës shtetërorë.

Nga Angelo Haruni:

Buxheti 2024 në thelb:

Shteti do të shpenzojë 290 milionë euro më shumë, nga ku, për rritjen e pagave të administratës do duhen 217 milionë euro.

Pjesa e mbetur nuk shkon për ne që do të paguajmë 100 milionë euro më shumë për ushqime, 87 milionë euro më shumë tatim progresiv, 125 milionë euro më shumë sigurime shoqërore e shëndetësore.

Jo, sepse investimet publike për shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, ujësjellës, do të shkurtohen me 78 milionë euro.

Pjesa tjetër do të shkojë për të paguar interesat në rritje të borxhit.

Më pak fonde për bujqësinë, më pak fonde për strehimin, më pak fonde për familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët.

Aspekti i vetëm pozitiv, që pensionistët do të marrin 172 milionë euro më shumë (as 20 euro në muaj).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco