SYRI TV/ Kompanitë shtetërore fshehin pasqyrat financiare

09:21, 20/09/2023
A+ Aa A-

Entet ekonomike shtetërore si KESH, OSHEE apo edhe ALBPETROL, po fshehin pasqyrat financiare për vitin 2022. Qendra Kombëtare e Biznesit i ka klasifikuar këto kompani me flamur të kuq, për shkak se kanë kaluar me dy muaj afatin për dorëzimin e bilanceve kontabël dhe pasqyrave financiare. Mosdorëzimi i pasqyrave financiare nga KESH, OSHE apo dhe ALBPETROL, ngre hije të forta dyshimi për veprimtarinë dhe pozicionin financiar të këtyre kompanive, të vënë shpesh në qendër të vëmendjes për afera dhe shpërdorim të fondeve publike

SYRI TV

Disa nga shoqëritë ekonomike publike me kapitale të mëdha financiare, po fshehin bilancet financiare për vitin 2021. Korporata Eleketroenergjitike Shqiptare, e cila një vit më parë shpenzoi mbi 500 milionë euro për blerje energjie, nuk ka depozituar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2022.

Ndonëse ligji parashikon që këto pasqyra duhet të ishin depozituar dhe publikuar brenda muajit korrik të këtij viti, KESH ende nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor.

Siç shihet edhe në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, KESH klasifikohet me flamur të kuq për shkak të mosdepozitimit të pasqyrave financiare që përbën detyrim ligjor. Në të njëjtën situatë është dhe kompania tjetër energjetike shtetërore, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që gjithashtu është klasifikuar me flamur të kuq nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Fshehjen e bilanceve kontabël dhe pasqyrave financiare, po e bën dhe ndërmarrja shtetërore e naftës, ALBPETROL SHA. Dorëzimi i pasqyrave financiare përbën një detyrim ligjor si për kompanitë shtetërore ashtu dhe për ato publike.

Nëpërmjet dorëzimit dhe auditimit të tyre, shteti është në gjendje të kuptojë ecurinë ekonomike dhe financiare të kompanive, për të shmangur risqet tatimore duke përfshirë evazionin fiskal apo dhe probleme të tjera.

Ndërkohë, mosdorëzimi i pasqyrave financiare nga KESH, OSHEE apo dhe ALBPETROL, ngre hije të forta dyshimi për veprimtarinë dhe pozicionin financiar të këtyre kompanive, të vënë shpesh në qendër të vëmendjes për afera dhe shpërdorim të fondeve publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco