SYRI TV/ Rënie e vlerave për euron dhe dollarin, BSH vijon tërheqjen e valutës nga tregu

16:31, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kjo javë është mbyllur me një rënie të përgjithshme të valutave kryesore teksa euro mëngjesin e kësaj të premte është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë.

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota negative duke humbur pikë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 93.6 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane po ashtu ka pësuar një rënie të ndjeshme të kuotës këtë fund jave duke e mbyllur negativisht këtë të premte teksa është blerë sot me 106.5 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë në raport me dje.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe si ka humbur pikë ën raport me ditën e  enjte duke u blerë sot me 118.5 lekë dhe duke hu shitur me 120.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

rënia e më e fortë ka shoqëruar monedhën e përbashkët europiane duke shtuar problemet për bizneset eksportuese. si një përgjigje për situatën banka e shqipërisë vijon të tërheqë euro nga tregu i brendshëm teksa  ankandi i fundit është mbyllur me blerjen e 18 milion eurove, por gjtithsesi kjo nuk ka mjaftuar për të ndikuar në forcimin monedhës së përbashkët teksa euro vijon të këmbehet në vlera negative pa e kaluar as pragun e 105 lekëve prej javësh.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë -220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë ka blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.

ekspertët dhe analistët duke vërejtur këtë rënie të paprecedentë sygjerojnë që monedha euro të zyrtarizohet si monedhë kombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco