SYRI TV/ Banka e Shqipërisë vijon të blejë euro/ Sërish monedha europiane nuk gjen stabilitet

15:15, 08/08/2023
A+ Aa A-

Edhe pas blerjes së fundit të 18 milionë eurove nga banka qendrore sërish monedha e përbashkët evropiane nuk po gjen stabilitet. sot euro po këmbehet me 103.65 lekë me një rritje të papërfillshme krahasuar me një ditë më parë. sipas ekspertëve ndoshta ky mund të jetë një moment që euro të kthehet në monedhë kombëtare

Syri tv

Banka e Shqipërisë vijon të tërheqë euro nga tregu i brendshëm si një nga mjetet më të shpejta për të stabilizuar kursin e brendshëm valutor.

Sipas njoftimit të bankës qendrore ankandi i fundit është mbyllur me blerjen e 18 milion eurove, por gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar për të ndikuar në forcimin monedhës së përbashkët. euro sot vijon të këmbehet në vlera negative me 103.65 lek.

Ankandi i fundit vjen pas paralajmërimit të guvernatorit Sejko se kjo metodë do të shërbejë për tregun e brendshëm. Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 9 milionë euro.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë -220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë ka blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës evropiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.

Ekspertët dhe analistët duke vërejtur këtë rënie të paprecedentë sygjerojnë që monedha euro të zyrtarizohet si monedhë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco