Rënia e euros/ Zusi: Dëmtohen bizneset eksportuese, rrezikojnë mbi 200 mijë të punësuar

20:11, 03/08/2023
A+ Aa A-

Alban Zusi kreu i qendrës së eksporteve i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi rënien e euros dhe ndikimin e kësaj të fundit tek eksportuesit.

Zusi teksa pohoi se zëri i tyre nuk është dëgjuar ,u shpreh se problemi nuk është mbyllja e disa bizneseve por se bëhet fjale për mbi 200 mijë të punësuar nqë preken drejtpërdrejt.

Përmes kësaj letre ne kërkojmë që të na vihet në dispozicion ekspertiza e huaj e specializuar nga këto institucione që janë institucionet më prestigjioze në fushën e financave ndërkombëtare, për të analizuar në funksion të gjetjes së zgjidhjeve dhe për gjetjen e rekomandimeve për këtë situatë.

Duke qenë se Banka e Shqipërisë nuk ka ofruar alternativa sepse analiza në fund të fundit është një element që bëhet me funksion të alternativave.

Ne jemi adresuar diku tjetër për ekspertizë dhe duke qenë se këto janë institucione që kanë marrëdhënie shumë të mira me shtetin shqiptar dhe Bankën e Shqipërisë besoj se do kenë autoritetin e nevojshëm për të rekomanduar dhe për tu dëgjuar duke qenë se praktikisht zëri jonë ka kaluar pa dëgjuar në këto muaj. 

Dua të theksoj dhe njëherë se nuk është problemi vetëm tek disa biznese sepse në fund të fundit, le të mbyllen nëse ekonomisë i bëhet mirë le të mbyllen, por çështja dhe problemi është se këto biznese punojnë qindra mijëra njerëz, mbi 200 mijë të punësuar të lidhur drejtpërdrejt me eksportet.

Të gjithë në një formë ose në një tjetër ose do humbasin punën, ose një pjesë të të ardhurave, apo një pjesë të xhiros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco