Shqiptarët tërheqin kursimet nga bankat për të përballuar jetesën

Shqiptarët tërheqin kursimet nga bankat për të përballuar jetesën

10:33, 29/07/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët patën më pak para’ të kursyera në banka muajin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se muajin e shkuar totali i depozitave të familjeve në lekë ra në 429.5 miliardë lekë nga gati 437 miliardë lekë qershorin e një viti më parë.

“Shkau i çmimeve. Janë rritur aq shumë sa nuk mbetet asgjë për të kursyer. Jemi duke ngrënë ato që kemi kursyer”, thonë qytetarët.

Për të përballuar jetesën, shqiptarët duket se kanë tërhequr nga bankat edhe kursimet në euro. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se totali i depozitave në valutën europiane në fund të muajit të shkuar ra në 511,5 milionë euro nga 527,9 milionë qershorin e një viti më parë.

“Janë të ardhurat e pamjaftueshme dhe çmimet e larta ato që nuk lejojnë të mbash diçka të kursyer në bankë”, thonë qytetarët.

Megjithatë, në një kohë sasia e parave të kursyera nga individët në banka u ul, muajin e shkuar totali i depozitave në lekë, përfshirë bizneset,  rriti në 547. 8 miliardë lekë nga më pak se 544 miliardë qershorin e 2022-shit.

Ecuri ndjeshëm më e mirë paraqitet te depozitat në euro, të cilat në fund të muajit të shkuar kanë kapur nivelin e gati 6.7 miliardë eurove. Në raport me një vit më parë, kursimet totale në banka në monedhën europiane rezultojnë të jenë zgjeruar me 13,3 për qind./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco