Euro e mbyll javën në rënie

Euro e mbyll javën në rënie

12:34, 01/07/2023
A+ Aa A-

Monedha e përbashkët europiane ka shfaqur tendencë rënëse gjatë gjithë kësaj jave në tregun e brendshëm valutor, pas rritjes së lehtë që shënoi javën e kaluar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro u këmbye me 106.44 Lekë, nga 107.6 Lekë që u mbyll kursi të premten e një jave më parë, kur monedha e përbashkët u forcua përkohësisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që bleu rreth 15 milionë Euro valutë me qëllim plotësimin e rezervës së saj valutore.

Në pikat e këmbimit valutor edhe këtë të shtunë, monedha europiane pësoi një tjetër rënie të lehtë, 1 Euro shitet me 105.6 ndërsa blihet me 106.6. Ndryshe nga Euro, Dollari është mbiçmuar në tregun e brendshëm. 1 Dollar u këmbye me 98.15 Lekë, ose 0.35 Lekë më shumë se 1 ditë më parë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se faktori kryesor për Euron e dobët lidhet me ofertën e lartë në valutë dhe kërkesa e dobët për të. Oferta është shtuar me rritjen e aktivitetit turistik të vendit, por gjithsesi ndikim të lartë vijon që ta japë valuta informale, që qarkullon në vendin tonë.

Me efektet e sezonit që pritet të intensifikohen më tej në javët në vijim, që kulmon në pas mesit të Korrikut dhe ditët e para të Gushtit, Euro pritet që të vijojë të ketë tendencë dobësuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco