Ekspertët e bujqësisë: Mos prisni ulje çmimi të fruta-perimeve

Ekspertët e bujqësisë: Mos prisni ulje çmimi të fruta-perimeve

16:47, 09/06/2023
A+ Aa A-

Nëse prisni që vera të sjellë një ulje të çmimeve të fruta-perimeve, kjo nuk do të ndodhë. Kjo është analiza që ekspertët e bujqësisë bëjnë në këtë periudhë të lartë inflacioniste përsa i përket produkteve kryesore të shportës.

Sipas INSTAT xhepat e qytetarëve u rënduan më shumë në maj teksa shumica e ushqimeve pësuan dyfishim të çmimeve, kryesuar nga perimet me 18.3% dhe frutat me 12%.

Megjithatë, eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, thotë se tashmë është arritur piku i inflacionit për çmimet e produkteve ushqimore. Por për shkak të kostove të rritura, sipas tij nuk do të rënie si për prodhimet vendase, e as për ato të importit.

“Në radhë të parë Shqipëria ndeshet me një rritje të kostos së vlerës së punës. Ne jemi me një rritje 70-100% të kësaj kostoje. Nuk mendoj që kemi vlera financiare të larta të produkteve tona si për eksport dhe treg të brendshëm duke krahasuar kostot e prodhimit. Mendoj që do të kemi një stabilitet të çmimeve gjatë verës”

ILIR PILKU, EKSPERT I BUJQËSISË

Zhvlerësimi i euros, nga ana tjetër, është kthyer në një rrezik të madh për konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet e eksportit.

“Duhet të themi që kontratat lidhen më një likuidim 60- 90 ditë dhe ky reflektim është negativ për eksportuesit dhe në momentin kur kanë eksportuar kanë pasur një euro 122-123 lekë dhe tanimë që janë likuidimet, euro qëndron në vlerat e rreth 107 lekëve. Kjo reflektohet në humbje 20% për eksportuesit tanë, ashtu si dhe për importuesit të cilët stoku që kanë në magazine i jep një indikacion, por që është në risk më të ulët se eksportuesit”.

ILIR PILKU, EKSPERT BUJQËSIE

Sipas ekspertëve një ulje e mundshme e çmimeve mund të ndodhë vetëm në fund të vitit./a2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana09/06/2023 17:14

Lajme shume te bukura dhe shume te mirepritura ne kete sezon veror per publikun dhe per konsumatorin shqiptar ; e ku ka me mire se kaq ...........??????!!!!!!!!

Shto koment

Denonco