VIDEO-SYRI TV/ Euro në rekord të ri, arrin në 107 lekë. Këmbimi në nivelin më të ulët të 20 viteve

15:08, 06/06/2023
A+ Aa A-

Monedha e përbashkët europiane ka regjistruar këtë të martë nivelin më të ulët historik të dy dekadave në nivelin e 107.40 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo sjellje është normale si pasojë e ofertës së lartë, që në terma të përgjithshëm po ndihmon ekonominë me zbutjen e inflacionit. Por një mendim tjetër kanë ekspertët që e lidhin rënien e euros me flukset e larta të parasë informale dhe një presion të përkohshëm shkaktuar prej zgjedhjeve lokale të 14 majit.

SYRI TV

Monedha e përbashkët europiane ka prekur këtë të martë nivelin më të ulët historik duke u këmbyer me 107.40 lekë sipas bankës së shqipërisë. Referuar kurbës së javës së kaluar dhe asaj të ditës së hënë monedha euro ka njohur vetëm trend zhvlerësimi përballë monedhës kombëtare, më të fortin në dy dekada që prej hyrjes në qarkullim në vendin tonë.  Fundi i vitit të kaluar, ishte momenti kur euro filloi rënien teksa këmbehej me 114.23 lekë, që prej asokohe, euro është zhvlerësuar me 9% kundrejt monedhës vendase.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, por edhe në arysetimin e bankës së shqipërisë, kjo sjellje e tregut është normale përballë flukseve të larta hyrëse prej turizmi, remitancave dhe investimeve të huaja direkte. Për këtë arsye sipas guvernatorit Sejko, nuk ka asnjë rast spekulativ që do të kërkonte ndërhyrjen emergjente të bankës për të rregulluar tregun. Në shifra, rënia e euros ka rezultuar e volitshme për ekonominë në disa aspekte, në kuadër të sektorit të kredisë, për importuesit po ashtu, sikundër edhe në pagesat per borxhin e jashtëm, dhe në terma të përgjithshëm për zbutjen e inflacionit teksa leku është në pozitë më të fortë. Por me humbje, rënia e euros ka ndikuar tek eksportuesit kryesisht ato fason që kanë kërkuar edhe subvencione nga qeveria, familjet e emigrantëve dhe ata që kanë kursimet në euro

Gjithsesi, sipas ekpertëve të ekonomisë rënia ne keto nivele të euros nuk është aspak normale. Në kushtë të zakonta sipas tyre euro do të duhej të ishte sot në nivelin e 135 lekëve në shitje.

Sipas ekspertëve presioni konstant që lidhet me paratë informale që kanë si burim korrupsionin, drogën, apo trafiqet bën që monedha e përbashkët të këmbehehet deri në nivelin e 120 apo 117 lekëve, ndërsa në këtë minimum historik sipas tyre ka një presion të përkohshëm të krijuar nga injektimi i parave në kohën e fushatës zgjedhore. Ky presion artificial si pasojë e shpenzimeve të larta në euro ka bërë që monedha e përbashkët të fillojë rënien  që në fillim të muajit maj dhe të vazhdojë në këtë trend. referuar të dhënave të bankës qëndore, euro pësoi një forcim të përkohshëm vetëm pak ditë pas zgjedhjeve ku arriti në nivelin e 111 lekeve për të rënë sërish një ditë më pas në 109 lek, e këtë të martë në rënie rekord prej 107 lekë.

Një faktor tjetër krahas presionit nga zgjedhjet lokale, është edhe turizmi që ka nisur me flukse te larta me heret nga zakonisht dhe qe ka shtuar oferten e euros ne treg.

Por sipas ekspertëve rënia në këto ritme gjithsesi nuk është tipike, duke ngritur pikëpyetje sesi do të jetë ky trend ne momentin kur sezoni veror të fillojë me kapacitet të plotë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco