Elezi: Deklaratat e Edi Ramës për rritje të çmimit të energjisë, të paligjshme

Elezi: Deklaratat e Edi Ramës për rritje të çmimit të energjisë, të paligjshme

21:38, 31/05/2023
A+ Aa A-

Eksperti ienergjisë elektrike, Eduart Elezi është shprehur se deklaratat e kryeministrit Rama për rritje të çmimit të energjisë elektrike janë të paligjshme.

I ftuar në 'Këndi i Pano Sokos' në SYRI TV, Elezi thotë se po ndodh një kolaps financiar për shkak të keqmenazhimit të qeverisë në sektorin e energjisë, i cili i ka shkaktuar dëm tepër të madh qytetarëve dhe biznesit shqiptar.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë reformë e bërë që të justifikojë rritjen e çmimit të energjisë.

'Deklarimet e kryeministrit shqiptar në parlament për rritje të energjisë elektrike janë të paligjshme, që do të thotë, se sado politikë të bëhet  duhet të ketë aplikim nga kompanitë ose të informohet kryeministri nga institucionet e pavarura, qoftë nga Enti Rregullator i Energjisë që ka tagerin ligjor për miratimin e këtyre tarifave.

Në lidhje me fashat nuk ka një studim në Shqipëri. Kjo bëhet për pjesën e gropës së madhe  që ka me keqmenaxhimin që ka dhe në reformat që janë bërë në sektorin elektrike. Thuhet që janë bërë reforma. Nuk ka reforma fare. Aty po deklarohet çdo gjë e paligjshme.

E para njëherë këtu nuk respektohet ligji. E dyta, kolapsi financiar. Shitet energji me 60 euro nga korporata energjetike shqiptare  dhe në të njejtën kohë  blihet nga operatori i sistemit të shpërndarjes, por nga tregtarët me 87-90 euro. Ky është një dëm ekonomik që i shkaktohet qytetarëve shqiptarë dhe biznesit shqiptarë.

Si deklarohet rritja e çmimit të energjisë kur pjesa më e madhe e energjisë blijet me çmime tregu sot nga biznesi?

Po të shohësh konsumin e qytetarëve shqiptarë dhe biznesit të vogël nuk arrin më shumë sesa 3.5 taravat. Kjo do të thotë që energjia që prodhon korporata energjetike është me 15 euro kosto megaëat. Sot qytetari shqiptar e paguan me 100 euro dhe biznesi diku tek 150 euro. Kështu që nuk ka vend për rritje.”

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco