Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Euro kalon “vijën e kuqe”, bie nën nivelin e 110 lekëve

Euro kalon “vijën e kuqe”, bie nën nivelin e 110 lekëve

20:14, 31/05/2023
A+ Aa A-

Euro vijon rënien e lirë krahasuar me lekun, për herë të pare bie zyrtarisht nën nivelin e 110 lekëve. 

Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se euro vlerësohet në treg mesatarisht në nivelin 109.69 kundrejt lekut, rënia më e ulët historike e monedhës europiane.

Rënia është me 0.5 pikë në krahasim me një dite më parë, ndërsa diferenca në shitje dhe blerje për monedhën është 0.6 lekë.

Banka e Shqipërisë po parashikon ndërhyrje për ristrukturimin e kredive në valutë, ndërsa zhvlerësimin e euros e konsideron ecuri të tregut dhe nuk jep asnjë shpjegim të qenësishëm për këtë rënie të çuditshme.

“Po konsiderojmë diskutimin për të implementuar edhe njëherë plane për ristrukturimin e kredisë, pra bankat të jenë të prirura t’i pranojnë klientët me këto kërkesa. Ndërhyrjet në kurs përderisa është rezultat I tregut ne nuk kemi asnjë masë të tillë. Nuk e bën banka e Shqipërisë kursin, por tregu dhe nuk duam të krijojmë precedentë duke ndërhyrë. Në vitin 2022 pati 400 milion euro shtesë valutore për shkak  të rritjes së reminitancave, eksporteve dhe investimeve të huaja direkte” – tha Sejko.

Zhvlerësimi i euros ka dhënë goditjen më të madhe në uljen e vlerës së eksporteve shqiptare. Sipas INSTAT, në prill rënia arriti deri në 20% në krahasim me një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco