VIDEO-SYRI TV/ Tregu i sigurimeve, debate te ekonomia. Braçe: Është vrarë konkurrenca

14:27, 30/05/2023
A+ Aa A-

Në komisionin e Ekonomisë u ngrit shqetësimi për mungesën e konkurrencës në tregun e sigurimeve. Teksa Drejtuesi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete raportoi se dëmet e paguara në këtë treg janë në nivelin më të lartë historik, deputeti socialist Erion Brace deklaroi se tregu i sigurimeve zotërohet vetëm nga 3 operatorë. Mungesa e sigurimit ndaj prodhimeve të fermerëve u ngrit po ashtu si shqetësim në komision.

Nga SYRI TV

Tregu i sigurimeve shoqërore nxiti debate në Komisionit e Financave dhe Ekonomisë ku ishte thirrur për të raportuar Drejtuesi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Meta. Në prezantimin e bilancit të punës së këtij institucioni për vitin 2022, Mete deklaroi se dëmet e paguara në tregun e sigurimeve ishin në nivelin më të lartë historik

Teksa Mete rendiste ecurinë sipas tij pozitive të punës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare edhe sa i takon pensioneve private apo tregut të investimeve, deputeti socialist Erion Brace ngriti problemin e mungesës së konkurrencës në tregun e sigurimeve, i cili siç theksoi zotërohet vetëm nga 2-3 operatorë

Ndërkohë Brace kërkoi llogari edhe sa i takon sigurimeve të prodhimeve të fermerëve që preken nga ndryshimet klimatike. Ndërkohë lidhur me këtë çështje deputeti demokrat Edmond Spaho deklaroi se përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Bujqësisë e cila ka lënë në harresë fermerët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco