Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

SYRI TV/ Euro ngrihet pas zgjedhjeve, ekspertët: Vinin nga burime informale

12:45, 17/05/2023
A+ Aa A-

Euro pësoi rënien më të madhe ndonjëherë para zgjedhjeve të 14 majit, por pas përfundimit të tyre u vu re një rritje e ndjeshme e monedhës së përbashkët europiane, në këmbim me lekun. Sipas ekspertëve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e futjes së sasive të mëdha të monedhës së huaj para zgjedhjeve, që vinin nga burime informale

SYRI TV

Pak para zgjedhjeve vendore të 14 majit, euro shënoi rekord duke pësuar rënien më të madhe ndonjëherë. Por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, euro pësoi rritje të ndjeshme në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 112.5 lekë, duke shënuar rritje me 0.58 pikë krahasuar me ditën e hënë. Që prej datës 11 maj, kur arriti minimumin historik prej 110.63 lekësh, euro ka fituar 1.26 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase. Tendencat afatgjata të kursit ngelen dukshëm në favor të lekut, që rezulton të jetë mbiçmuar me 7.2% kundrejt euros krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse pak ditë para zgjedhjeve guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko argumentoi se rënia e euros po ndodh për shkaqe objektive dhe jo nga paraja informale, ekspertët konstatojnë të kundërtën.

Sipas ekspertëve, para zgjedhjeve në Shqipëri janë futur sasi të mëdha eurosh, të cilat vinin nga burime informale. Fushata zgjedhore nxjerr paranë nga skutat e fshehura, sepse hidhet në qarkullim në mënyra nga më të ndryshmet- kanë vlerësuar ekspertët.

Këtë fillim jave, leku paraqitet në rënie me shumicën e valutave të tjera të huaja, ndërsa në ditët e fundit, euro ka humbur terren në tregjet valutore ndërkombëtare dhe kjo po sjell forcim të valutave kryesore edhe ndaj lekut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco