VIDEO-SYRI TV/ Nis pikiata e të ardhurave të buxhetit, ekonomia u ngadalësua në muajin e fushatës

VIDEO-SYRI TV/ Nis pikiata e të ardhurave të buxhetit, ekonomia u ngadalësua në muajin e fushatës

16:39, 16/05/2023
A+ Aa A-

Rritja ekonomike gjatë muajit prill të fushatës elektorale ka zbritur në pikiatë, ky nga 12% që ishte rritja 3 muajt e parë të vitit, në prill rritja zbriti në vlerën e 3.5%. Rritja e të ardhurave të buxhetit të shtetit ishte më e ulët edhe se shkalla e inflacionit. Kjo tregon ose ekonomia shqiptare po ngadalësohet ose në këtë muaj tatimet nuk kanë mbledhur taksat gjate fushatës.

Nga SYRI TV

Nis pikiata e te ardhurave të buxhetit të shtetit, ku në prill u rriten më pak se shkalla zyrtare e inflacionit, duke sinjalizuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik ose ngelishenzë  të administratës tatimore për të mbledhur taksat gjate muajit të fshushatës elektorale. Në tre muajt e parë të vitit të ardhurat e qeverisë u rritën me 12 për qind krahasuar me një vit më parë.

Por në prill tendenca u përmbys. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave tregojnë se në prill, qeveria mblodhi 50.4 miliardë lekë të ardhura në buxhet nga 48.7 miliardë lekë që ishte shifra në prillin e vitit të kaluar.

Rritja prej 3.5 për qind e te ardhurave në terma nominale është më e ulët edhe se shkalla e inflacionit, që në prill ishte 4.6 për qind. Nëse të ardhurat në buxhet rriten më pak se çmimet, kjo sinjalizon ose shtrëngimin e situatës ekonomike ose përkeqësimin e performancës të administratës tatimore. Po të llogaritet edhe rritja ekonomike, atëherë rezulton se të ardhurat në terma realë për muajin prill kanë rënë me ritme shqetësuese, thekson portali ekonomik,  Oligarkia.

Projeksionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore sugjerojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri gjatë këtij viti. Madje edhe vetë qeveria parashikon një rritje më të ulët të ekonomisë këtë vit se sa vitin e kaluar.

Flukset e të ardhurave në buxhet, por edhe të dhënat mbi vëllimet e shkëmbimeve tregtare, sinjalizojnë se ngadalësimi i ekonomisë mund të ketë filluar ndërkohë, si në komponentin e konsumit ashtu edhe në atë të investimeve private. Në mars eksportet u ulën më 11.7 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa importet ranë me 3.7 për qind.

Qeveria ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin publik. Por ecuria e e ngadaltë e të ardhurave këtë vit mund të vërë në vështirësi buxhetin e shtetit për likuiditet duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet në zërat e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco