Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Nis pikiata e të ardhurave në buxhet, në prill u rritën më pak se inflacioni

Nis pikiata e të ardhurave në buxhet, në prill u rritën më pak se inflacioni

11:14, 16/05/2023
A+ Aa A-

Të ardhurat e qeverisë u rritën më pak se shkalla zyrtare e inflacionit në muajin prill duke sinjalizuar shthurjen e administratës tatimore në fushatë, por edhe ngadalësimin e aktivitetit ekonomik. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave tregojnë se në prill, qeveria mblodhi 50.4 miliardë lekë të ardhura në buxhet nga 48.7 miliardë lekë që ishte shifra në prillin e vitit të kaluar.

Rritja prej 3.5 për qind e te ardhurave në terma nominale është më e ulët edhe se shkalla e inflacionit, që në prill ishte 4.6 për qind vit me vit. Nëse të ardhurat në buxhet rriten më pak se çmimet, kjo sinjalizon ose shtrëngimin e situatës ekonomike ose përkeqësimin e performancës të administratës tatimore. Po të llogaritet edhe rritja ekonomike, atëherë rezulton se të ardhurat në terma realë për muajin prill kanë rënë me ritme shqetësuese.

Viti buxhetor nisi  mirë për flukset e të ardhurave fiskale. Në tre muajt e parë të vitit të ardhurat e qeverisë u rritën me 12 për qind krahasuar me një vit më parë. Por në prill tendenca u përmbys.

Porjeksionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore sugjerojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri gjatë këtij viti. Madje edhe vetë qeveria parashikon një rritje më të ulët të ekonomisë këtë vit se sa vitin e kaluar.

Flukset e të ardhurave në buxhet, por edhe të dhënat mbi vëllimet e shkëmbimeve tregtare, sinjalizojnë se ngadalësimi i ekonomisë mund të ketë filluar ndërkohë, si në komponentin e konsumit ashtu edhe në atë të investimeve private. Në mars eksportet u ulën më 11.7 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa importet ranë me 3.7 për qind.

Qeveria ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin publik. Por ecuria e e ngadaltë e të ardhurave këtë vit mund të vërë në vështirësi buxhetin e shtetit për likuiditet duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet në zerat e tjerë./OLIGARKIA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco