Çmimi i naftës zbret në bursë, bordi komunist i Ramës e ul me 2 lekë

Çmimi i naftës zbret në bursë, bordi komunist i Ramës e ul me 2 lekë

16:18, 03/05/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që çmimi i naftës ka arritur nivelin më të ulët në bursë, bordi komunist i Edi Ramës ka vendosur ditën e sotme ta ulë me 2 lekë çmimin e naftës.

Sipas vendimit të fundit, nafta do të shitet me 172 lekë për litër, nga 174 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm.

Gjithashtu çmimi i benzinës është vendosur 175 lekë për litër nga 177 lekë që ishte.

Vendim i Bordit të Transparencës- 3.05.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3Maj2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco