Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Rritja e çmimeve, BB: Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e fermerëve

16:54, 01/05/2023
A+ Aa A-

Ndonëse vendet fqinje të Shqipërisë kanë aplikuar politika fiskale duke mbështetur fermerët dhe duke ulur taksat, për të frenuar rritjen e çmimeve, në vendin tonë një gjë e tillë as që është marrë në konsideratë. Në bazë të një analize të Bankës Botërore, Shqipëria mbetet e fundit në Rajon sa i përket amortizimit të rritjes së çmimeve dhe mbështetjes për fermerët.

Nga SYRI TV

Lufta në Ukrainë shkaktoi ndryshime drastike të çmimeve të ushqimeve në të gjithë botën, por kjo rritje e çmimeve u reflektua më shumë në shtet më kapacitete të ulëta prodhuese. Por për të mbajtur nën kontroll rritje sistematike të çmimeve, Institucionet financiare ndërkombëtare po vënë në zbatim mbështetjen financiare për sektorin Bujqësor në mënyrë që të zbusë inflacionin. Por në një analizë krahasuese, me vendet e tjera të rajonit, Banka Botërore referoi se, Shqipëria ka mbështetjen më të ulët për fermerët, me vetëm 0.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të gjitha qeveritë në Ballkan gjatë krizës së çmimeve vitin e fundit u përqendruan në uljen e inflacionit për të gjithë konsumatorët përmes kontrollit të çmimeve të ushqimeve. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut aplikuan ulje të taksave dhe kufizim të eksportit, Serbia reduktoi tarifave e eksportit, ndërsa Shqipëria synon kontroll të çmimeve me borde qeveritare, te cilat nuk ka dhënë asnjë efekt për të amortizuar rritjen e çmimeve.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ofruan fonde shtesë në masë të konsiderueshme për të mbështetur fermerët, e kjo do të reflektonte në ulje të kostove të jetesës.

Ndërkohë mbështetja për fermerët në Shqipëri vijon të jetë në masë të papërfillshme krahasuar me rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore.

Çmimet globale dhe lokale të ushqimeve parashikohen të qëndrojnë të larta edhe gjatë 2023 dhe 2024.

Ndaj mbështetja e prodhimit bujqësor shihet si siguria më e lartë për të përballuar sfidat në furnizimin e rregullt dhe me kosto të përballueshme të ushqimit. Megjithatë në politikat fiskale dhe në buxhetin e miratuar nga qeveria shqiptare për vitin 2023 nuk ka asnjë reflektim per te ndikuar ne uljen e çmimit te produkteve te ushqimeve baze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco