Alarmi i Bankës Botërore/ Ndërtimet do çojnë në kolaps sistemin bankar, flasin ekspertët

12:17, 01/05/2023
A+ Aa A-

Banka Botërore paralajmëron se rritja e pandalshme e sektorit të ndërtimit në Shqipëri po shndërrohet në një risk për sistemin bankar.

Në raportin e fundit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore vëren se bankat shqiptare kanë ekspozimin më të lartë në rajon ndaj sektorit të ndërtimit duke u sugjeruar autoriteteve që të kenë kujdes të shtuar, në këtë drejtim.

Të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, për të komentuar këtë risk, ishin Eugen Musta dhe Klodian Muço ekspert ekonomie.

Musta u shpreh se kjo paraqet një flluskë financiare që tregon një fryrje artificiale të çmimeve.

Lajmërimi është i pjekur, Banka Botërore ka parë që sektori imobilar dhe pasuria e patundshme në Shqipëri, paraqet simptoma të një flluske financiare. Kjo do të thotë se ashtu si një flluskë sapuni, në momentin që ne kemi një fryrje artificiale të çmimemve është shumë e pritshme që në një moment kjo fluskë të plasë dhe ne të kuptojmë qe çmimet nuk ishin reale por ishin çmime të fryra. Janë shumë faktorë që na bëjnë të mendojmë se ndoshta ne jemi duke përjetuar një flluskë financiare, përsa ju përket çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Ndërsa pyetjes nga moderatori Flavio Qarri, se cila kategori duhet të shqetësohet nga ky kolaps dhe cila jo, eksperti Muço ju përgjigj:

Ata që duhet të shqetësohen janë ndërtuesit që po ekspozohen maksimalisht në sektorin e ndërtimit  sepse ka vite që sektori i ndërtimit kap 30 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto, që tregon një anomali . Kujtdo ekonomist në botë t’i thuash se ky sektor i ndërtimit në një vend të caktuar kap mbi 30 përqind të prodhimit bruto, ai do të thotë që ka diçka që nuk shkon. Ndërtuesit duhet të jenë të prokupuar se ky investim në sektorin e ndërtimit nuk do zgjasë shumë kohë. Nuk besoj se ka persona që fërkojnë duart nga kjo, pasi nga një krizë e tillë mund të prekemi të gjithë, preken ata që kanë marrë një kredi për shtpëi, dhe të themi se shtëpia nuk do e paguajë dot më, preken ata që vlera e pronës një ditë papritur nga 250 mijë euro ju shkon 25 mijë euro dhe nuk e di si do e justifikojë pastaj kryetari i bashkisë këtë reduktim të vlerës së pronës. Preken dhe gjithë qytetarët e thjeshtë që do kalojnë këtë krizë sepse normalisht mund të humbasin vendet e punës, preket sektori bankar, që nënkupton që dhe ai që nuk ka marrë një kredi, por ka disa kursime në bankë , rrezikon t’i humbasë. Është një krizë komplekse!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco