Dështon bursa e energjisë, KESH rinis tenderat mes dyshimeve për abuzime

Dështon bursa e energjisë, KESH rinis tenderat mes dyshimeve për abuzime

12:00, 01/05/2023
A+ Aa A-

E themeluar me bujë si një arritje e madhe e qeverisë, bursa e energjisë ka përfunduar në një institucion fiktiv, që ekziston vetëm në letra, por nuk funksionon. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nisi sërish tenderat e shitjes së energjisë për shkak të pamundësisë për të shitur në bursë.

Burime nga KESH i thanë Oligarkia.al se një ditë më parë KESH tentoi të shesë rreth 40 mijë megavat energji elektrike në bursën shqiptare të energjisë, por nuk pati asnjë ofertë. Pas dështimit, Korporata hapi ankand, ku shiti rreth 39 mijë megavat energji e programuar për t’u dorëzuar për datat nga 2 deri në 5 maj.

Sipas të dhënave të bërë publike nga vet KESH, energjia elektrike u shit me një çmim që varion nga 64 euro deri në 68.5 euro për mega vat në varësi të profilit orar të dorëzimit.

Shitja e energjisë me këto çmime kanë rikthyer kritikat dhe dyshimet për abuzime. “Diferenca midis çmimit të shitur nga KESH dhe çmimit të bursës EEX vetëm për lotin 1 për sasinë 19200 MWh është 1 milion Euro (më pak),” deklaron Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST.

Bursa shqiptare e çeli zyrtarisht funksionimin e saj në 11 prill të këtij viti. Fillimisht në të u tregtuan disa sasira të vogla energjie, kryesisht ato që ble OST për mbulimin e humbjeve. Por që nga hapja e saj, në institucionin e bursës nuk është anëtarësuar asnjë tregtar apo prodhues privat.

Aktualisht bursa shqiptare e energjisë ka vetëm 5 anëtare, që janë të gjithë kompani publike. Më konkretisht tre kompani, pjesë e grupit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OST dhe KESH.

Pa anëtarsimin e prodhuesve dhe tregtarëve privat të energjisë, bursa shqiptare e energjisë rrezikon që të mbesë përgjithmonë fiktive, vetëm në letër. “Është si çdo gënjeshtër e premtuar nga qeveria. Është e vetmja bursë në botë që nga themelimi ka zero transaksione!” përfundon Gradeci./OLIGARKIA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco