SYRI TV/ ‘Rritja e ndërtimeve’, BB: Duhet kujdes, mund të çojë në kolaps sistemin bankar

18:54, 30/04/2023
A+ Aa A-

Banka Botërore ka konstatuar përmes një raporti se rritja e pandalshme e sektorit të ndërtimit në Shqipëri po shndërrohet në një risk për sistemin bankar. Referuar raportit, bankat shqiptare kanë ekspozimin më të lartë në rajon ndaj sektorit të ndërtimit, ku pesha e kredive për ndërtimet është sa 37% e  totalit të huave që kanë dhënë bankat. Ndaj Banka Botërore u sugjeron autoriteteve të kenë kujdes të shtuar në këtë drejtim.

Syri tv

Rritja e pandalshme e sektorit të ndërtimit në Shqipëri po shndërrohet në një risk për sistemin bankar. Ky është konkluzioni që ka arritur Banka Botërore në raportin e fundit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor. Referuar raportit, bankat shqiptare kanë ekspozimin më të lartë në rajon ndaj sektorit të ndërtimit duke u sugjeruar autoriteteve që të kenë kujdes të shtuar në këtë drejtim.

Sipas të dhënave zyrtare, pesha e kredive për ndërtimet rezidenciale është sa 37% e  totalit të huave që kanë dhënë bankat shqiptare, për të vijuar me 33% në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në të gjitha vendet e tjera, ky tregues është nën 25%.

Çmimet e banesave janë rritur me shpejtësi në të gjithë rajonin, veçanërisht në tre vitet e fundit duke regjistruar rritjen më të lartë në dekada. Paralelisht kjo rritje është shoqëruar edhe me zgjerim të kredisë hipotekore që bankat japin për konsumatorët. Banka Botërore vëren se kjo situatë ka shtuar shqetësimet për mbivlerësim të çmimeve të apartamenteve, por edhe për rritjen e borxhit të familjarëve. Sipas raportit, ekspozimi i bankave në klasën e aseteve të pasurive të paluajtshme është i lartë për të gjitha vendet e rajonit. Kjo pasi vitet e fundit pjesa më e madhe e kredidhënies vjen nga kredia për banesa, hgjithashtu edhe për faktin se aktualisht ndërtimet përbëjnë pjesën dërrmuese të kolateralit bankar dhe se bankat kanë në bilancet e tyre miliona euro pasuri të paluajtshme të sekuestruara, të cilat nuk likujdohen.

Për shkak të këtij ekspozimi të lartë, sektori i ndërtimit mbetet faktori kryesor i riskut për sistemin bankar në vend. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, ndërtimi në Shqipëri vazhdon të zgjerohet me ritme të shpejta, veçanërisht në kryeqytet dhe zonat bregdetare të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco