EurActiv: Projekti i Portit të Durrësit, kontrovers dhe jotransparent

EurActiv: Projekti i Portit të Durrësit, kontrovers dhe jotransparent

10:30, 29/04/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan sot se një kompani gjermane kërkon dëmshpërblim nga qeveria shqiptare në arbitrazhin e Uashingtonit.

Kompania EMS Shipping&Trading pretendon se shteti shqiptar i detyrohet miliona dollarë për shkak të prishjes së kontratës për të operuar në terminalin lindor të Portit të Durrësit.

Kompania është dëbuar për shkak të projektit të ri të Portit të Durrësit.

“Projekti i parashikuar për Portin e Durrësit është kontrovers në vetvete. Emaar Group me qendër në Dubai do të zhvillojë zonën përgjatë pesë viteve për 2 milionë euro. Planet për të transformuar zonën në një marinë luksoze me dyqane dhe apartamente të nivelit të lartë kanë tërhequr vëmendjen nga frika e mungesës së transparencës dhe konkurrencës.

Në nëntor të vitit 2022, BE-ja tërhoqi një grant prej 28 milionë eurosh nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor që do përdoreshin në terminalin perëndimor të portit,” shkruan agjencia.

Sipas saj, Shqipëria ka humbur disa gjyqe të profilit të lartë në arbitrazh, ku më i rëndi është ai ndaj biznesmenit italian Françesko Beketi, të cilit duhet t’i paguajë 110 milionë euro.

Po ashtu, një kompani e quajtur Aktor ka paditur shtetin shqiptar për 44 milionë euro.

Në këto kushte, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mund të dalë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, që mbron investitorët e huaj nga arbitrariteti qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco