Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Abuzimet/ Edi Rama shpenzoi 220 milionë euro me tendera të kufizuar

Abuzimet/ Edi Rama shpenzoi 220 milionë euro me tendera të kufizuar

09:21, 19/04/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Qeveria shqiptare prokuroi 24.6 miliardë lekë ose rreth 220 milionë euro tendera me garë të kufizuar vitin e kaluar. Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia e Prokurimit Publik në raportin vjetor të vitit 2022. Sipas raportit, pjesa dërrmuese e kësaj shume, mbi 130 milionë euro është prokuruar në procesin e rindërtimit, ndërsa pjesa tjetër janë tendera të mbyllur të zhvilluar nga instutucionet e tjera publike.

Tenderat e kufizuar janë procedura prokurimi me dy faza. Në fazën e parë mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar, duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në përgjigje të një njoftimi, i cili përmban informacionin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik. Por në fazën e dytë ftohen të marrin pjesë për të dhënë ofertën ekonomike vetëm ato kompani, që përzgjidhen nga autoriteti kontraktor.

Sipas statistikave të APP, vitin e kaluar institucionet publike në Shqipëri zhvilluan 1.2 miliardë euro tendera në total. Kjo do të thotë se rreth 18.5 për qind e kësaj shume u shpenzua në tendera me garë të kufizuar, ku janë lejuar të garojnë vetëm firmat e përzgjedhura nga autoritetet kontraktuese.

Garë e kufizuar, kosto më e lartë

Të dhënat zyrtare të APP konfirmojnë se tenderat e kufizuar rrisin ndjeshëm koston që paguajnë taksapaguesit. Sipas raportit, vitin e kaluar procedurat e kufizuara të prokurimeve u mbyllën me një rezultat afërsisht sa 99 për qind e fondit limit. Ndërkohë që mesatarja për tenderat e hapur është rreth 90 për qind.

Qeveria lëvdohet se ka ulur ndjeshëm tenderat me negocim të drejtëpërdrejtë. Sipas APP vitin e kaluar, tenderat me negocim pa njoftim paraprak zunë vetëm 1 për qind të fondit total të prokuruar.

Por në tre vitet e fundit ligji i prokurimeve është zgjeruar me procedura të tjera prokurimi që kufizojnë garën. Rrjedhimisht një pjesë e madhe e parave publike shpenzohen me garë të cunguar.

Numër i ulët ofertash

Prokurimet publike mbeten një nga kanalet kryesore të korrupsionit në sektorin publik për shkak të mungesës së garës. Sipas APP, gjatë vitit 2022 institucionet punlike zhvilluan në total 6494 procedura prokurimi, në të cilat u paraqitën 16138 oferta ose mesatarisht 2.5 oferta për tender.

Ky është një numër dukshëm më i ulët nga mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, por edhe shtetet fqinje. Por edhe mesatarja 2.5 oferta për tender nuk e tregon plotësisht realitetin e mungesës së garën në procedurat e prokurimit publik, pasi një pjesë e këtyre ofertave nuk janë teknikisht të parshtatshme.

Një raport i publikuar një muaj më parë nga Banka Botërore thotë se numri mesatar i ofertave të përshtat në tenderat publikë në Shqipëri është 1. Pra në tender garon vetëm ai që fiton, duke sjellë kosto të larta për qytetarët dhe abuzim të parave të taksapaguesve./oligarkia.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco