SYRI TV/ Papunësia alarmante e të rinjve, ekspertët: Shkak, pagat e ulëta

11:28, 13/04/2023
A+ Aa A-

SYRI TV

Statistikat në Shqipëri tregojnë shifra alarmante të të rinjve të papunë.

Pas emigracionit të lartë të viteve të fundit, zhvillimet e brendshme në sistemin arsimor dhe tregun e punës për të rinjtë tregojnë përkeqësim.

Janë rreth 32% e grupmoshës 20-24 vjeç, të cilët as nuk punojnë dhe as nuk janë në shkollë sipas INSTAT.

Eksperti i punësimit, Erion Muça, në një intervistë për Syri TV rendit arsyet pse ka një nivel kaq të lartë papunësie tek të rinjtë, si edhe pasojat që reflekton ky mosangazhim.

Por përveç mosangazhimti në punë, tek të rinjtë po vihet re edhe një tjetër fenomen negativ, që ka të bëjë me braktisjen e lartë të arsimit bazë.

Pedagogia Irena Myzeqari rrëfen përditshmërinë e saj me studentët dhe sfidat për t’i mbajtur ata të orientuar drejt tregut të punës dhe qëndrimit në vend.

Edhe të rinjtë dëshmojnë për Syri Televizion se në Shqipëri, përveç vështirësive për të gjetur një punë, pagat nuk përmbushin as nevojat bazë, prandaj edhe zgjidhet largimi masiv nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco