BB: Shqipëria e Mali i Zi me pabarazinë më të madhe në rajon, të pasurit - më të pasur, të varfrit - më të varfër

BB: Shqipëria e Mali i Zi me pabarazinë më të madhe në rajon, të pasurit - më të pasur, të varfrit - më të varfër

07:19, 13/04/2023
A+ Aa A-

Teksa ekonomia e Shqipërisë pësoi rritje të lartë pas pandemisë më mbi 8.9 për qind duke mbyllur edhe hendekun qe u krijua ne vitin 2020, çka logjikisht do të kishte prodhuar më shumë mirëqenie, Banka Botërore analizon se pabarazia është rritur me tej pas vitit pandemik dhe se bashku me Malin e Zi, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon.

Ekonomia e vendit po rritet, por rritja nuk është elastike, pasi gjithnjë e më shumë të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit e të varfër.

Në dokumentin e ri të bashkëpunimit katër vjeçar me Shqipërinë, Banka analizoi se, pabarazia është e pranishme në të gjitha rajonet.

Ushqimi përbën 70 për qind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë. Gjithashtu ky grup familjesh u ekspozua edhe ndaj rritjes së çmimeve të qirave dhe tarifave të shërbimeve komunale.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin. Banka referoi se, shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Banka analizoi se pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Migrimi ekonomik është i lartë është duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës ka rënë nga ndotja në zonat urbane dhe ofrimi i pamjaftueshëm i shërbimeve publike për shkak të mbingarkesës. Në zonat rurale, mangësitë në shërbimet publike po minojnë mundësitë e barabarta.

Nga ana tjetër sistemi shqiptar i mbrojtjes sociale është i kufizuar në aftësinë e tij për të zbutur varfërinë. Pandemia vuri në dukje ekspozimin e shtresës së varfër ndaj goditjeve dhe nga ana tjetër dolën në pah mangësitë në sistemet e mbrojtjes sociale. Shpenzimet për mbrojtjen sociale në Shqipëri janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, por ato kryesisht lidhen me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ndërsa shpenzimet për asistencën sociale dhe papunësinë janë të ulëta.

Reformat e programit të Ndihmës Ekonomike kanë përmirësuar targetimin e tij grupeve, por aplikimi dhe dhënia e përfitimeve nuk ka funksionuar, analizoi Banka. Së fundmi reforma e asistencës për aftësinë e kufizuar dhe shërbimeve sociale është në drejtimin e duhur, por do të duhet kohë që ndikimi i saj të materializohet. Reformat e pensioneve të prezantuara në vitin 2015 kanë përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve, por përqindja e kontribuuesve është e ulët, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e ardhshme të të moshuarve.

Përfitimet e rritjes ekonomike nuk po ndahen në mënyrë të barabartë. Kontributi i rritjes në uljen e varfërisë ngadalësuar pas krizës financiare të vitit 2008 dhe nuk është rikuperuar që nga ajo kohë, lajmëroi Banka./B.Hoxha/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco