Ende mister pronarët e 'Durrës Yacht Marina'. Dokumenti parlamentar shton mjegullën

Ende mister pronarët e 'Durrës Yacht Marina'. Dokumenti parlamentar shton mjegullën

12:51, 11/04/2023
A+ Aa A-

Boldnews.al

Në një kohë që kompania guackë e Marinës së Jahteve në Durrës ka nisur prej muajsh të shesë ajrin ku pritet të ndërtohen komplekset rezidenciale, opinioni ende nuk ka dijeni se cilët janë pronarët e investitorit strategjik që përfituan 812 mijë metra katrorë truall publik në qendër të qytetit.

Në regjistrin e Pronarëve Përfitues për kompaninë investuese “Eagle Hills Real Estate” është shënuar vetëm emri i biznesmenit saudit, Mohamed el Alabar, si pronar fundor, i cili zotëron 40 përqind të aksioneve të shoqërisë mëmë “North East Real Estate”, me seli në Dubai.

Ndërkohë që ende nuk dihet se cilët zotërojnë pjesën tjetër të paketës së aksioneve, prej 60 përqind.

Sipërmarrësi saudit ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare strukturën e kompanisë mëmë, nëpërmjet një dokumenti që e publikoi më herët deputeti demokrat Agron Shehaj.

Sipas vetëdeklarimit të biznesmenit, kompania përfituese e projektit “Durres Yacht Marina” ishte në pronësi të dy shoqërive të tjera, të kontrolluara njëra nga vetë Alabari dhe tjetra nga familjarët e tij të afërt.

Ai dokument vetëdeklarimi konfirmoi përfundimisht se projekti nuk kishte lidhje aspak me kompaninë “Emmar”, siç e kishte prezantuar më herët kryeministri Edi Rama.

Por, nga ana tjetër, ai vetëdeklarim i Alabarit është i ndryshëm nga një tjetër dokument, kësaj radhe shumë herë më i rëndësishëm dhe me fuqinë e ligjit.

Në nëntor të vitit 2022, Parlamenti miratoi Marrëveshjen Kuadër për projektin e Marinës së Jahteve Durrës.

Në këtë marrëveshje thuhet shprehimisht se: “Pronar përfitues është Mohamed Alabar”. Në vijim, po aty thuhet se: “….me vdekjen ose me heqjen e aftësisë për të vepruar, trashëgimtarët e tij të radhës së parë janë fëmijët e tij”, ku citohen edhe emrat me radhë.

Pra, ata persona që në vetëdeklarimin e Alabarit janë pronarë të kompanisë mëmë, rezultojnë vetëm thjesht trashëgimtarë në Marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiptare.

Dhe, si trashëgimtarë, ata do të zotërojnë 40 përqind të kompanisë investitor strategjik, në rast se babai i tyre ndërron jetë apo humbet zotësinë për të vepruar.

Në këtë pikë mbetet sërish pikëpyetja e madhe: Kush i zotëron 60 përqind të guackës së Durrësit dhe rrjedhimisht shumicën vendimmarrëse të kompanisë investitor strategjik?

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco