Projektligji i tatimin mbi të ardhurat në Kushtetuese, Hamataj: Krijon pabarazi mes tatimpaguesve

11:51, 31/03/2023
A+ Aa A-

Avokati Ermal Hamataj, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Televizion ku ka komentuar 'Draftin për tatimin mbi të ardhurat në Kushtetuese'.

Hamataj është shprehur se shteti nuk merrret me kompanitë e mëdha, por me bizneset e vogla të cilët punojnë nga mëngjesi deri në darkë dhe e kanë të pamundur ta kundërshtojnë një projekt ligj të tillë.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Ne vlerësimin tuaj, çfarë do të thotë kjo veçanërisht për avokatët pra një ndryshim i tillë në Kushtetuse?

Ermal Hamataj: "Po mundohen si e si të merren me profesionet e lira, i heqin i vënë i shtojnë i ndryshojnë dhe ne na trajtojnë si njerëz që jemi të vetëpunësuar dhe e kemi punën e sigurt.

Pra ligji kështu po na trajton neve dhe fakti që ne kemi një nipt dhe paguajmë të gjitha detyrimet supozohet që edhe ne i kemi të ardhurat e garantuara, ndërkohë që askush nuk meret me faktin që ne në të vërtetë jemi të vetëpunësuar, por ne i kemi ulur një barrë sistemit, pra shtetit sepse kemi dalë dhe ushtrojmë një aktivitet privat.

Të paktën vetëm për këtë arsye meqë ne ushtrojmë një aktivitet privat duhet të ishim më të qetë te pjesa e mos taksimit ose mos taksimit të të ardhurave sepse në rast se një person i cili është i punësuar dhe ka një rrogë fikse, stabël në çdo muaji nuk ndodh e njëjta gjë me të vetëpunësuarin sepse 12 muaji që ka viti mund të ketë të ardhura mbi mesatare dhe të mjaftueshme për gjysmën e vitit, por mund të mos i ketë për gjysmën tjetër.

E megjithatë thotë ligji nuk ka problem, mjafto që ne të kemi mbi 14 milion lekë xhiro do të taksohemi mbi fitimin që e xhiros që sjellim. Por a është njësoj mundi i fitimit që del nga i vetëpunësuari me mundim e fitimit që del nga i punësuari?

Sigurisht që janë larg njëra tjetrës, por përse bëhet kjo. Sepse pjesa dërrmuese e atyre që ushtrojnë aktivitet sot janë persona fizik, siç janë: avokatët, stomatologët, tregtarët dhe duke qenë se janë persona fizik thonë hajde ju vendosim ca taksa.

Këtu nuk merret askush me kompanitë e mëdha, këtu meren me ne se normalisht nuk kemi çfarë të bëjmë sepse punojmë nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk mund të ankohemi".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco