Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Drafti për tatimin mbi të ardhurat në Kushtetuese, Likaj: Në konceptin ligjor dhe ekonomik kjo është e padrejtë

11:28, 31/03/2023
A+ Aa A-

Grupet e interesit duke përfshirë profesionet e lira të kontabilistëve, avokatëve dhe mjekëve do të kërkojnë të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Kryetari i Bordit Drejtues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) Sotiraq Dhamo tha për Monitor se për dërgimin e ligjit në Kushtetuese përveç kontabilistëve do të organizohen edhe Dhoma e Avokatëve dhe Mjekëve.

Edhe më herët përfaqësuesit e profesioneve të lira kanë shprehur shqetësimin se projektligji i ri është antiligjor, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin.

E ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto’ ishte Meri Likaj, audituese ligjore e cila është shprehur se një pjesë e personave fizikë të vetëpunësuar do të dalin nga skema që ishin deri tani pa tatim dhe do të tatohen në bazë të niveleve, dhe si nga ana ekonomike edhe ligjore kjo është një pabarazi për këto dy kategori njerëzish.

Pjesë nga biseda:

Ola: Të ardhurat mbi fitimin, nga data 1 Janar 2024,  qytetarët dhe bizneset e vogla të vetë punësuarit e profesioneve të lira do të paguajnë për ata që kanë të ardhura  mbi 14 milion lekë plot 23%, çfarë do të thotë kjo?

Meri Likaj: "Kjo do të thotë që një pjesë e personave fizikë të vetëpunësuar do të dalin nga skema që ishin deri tani pa tatim dhe do të tatohen në bazë të niveleve, për 14 milionë deri më 15 % dhe mbi 14 milionë me 23%.

Në konceptim ekonomik, por edhe në konceptin ligjor është pabarazi përpara ligjit. Një nga nenet kryesore të Kushtetutës që të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit shkelet me të dyja këmbët në momentin kur të vetë punësuarin e trajton domethënë një të vetëpunësuar që është profesionist i lirë e trajton ndryshme, dhe të vetë punësuarit e tjerë  që tregtojnë gjëra të tjera dhe jo shërbim.

Doja të thosha që i vetëpunësuari nuk mund të trajtohet njësoj si një i punësuar sepse i quhet e ardhur nga puna si i vetëpunësuar, ai është përgjegjës për gjetjen e klientit, për mbajtjen e klientit, për të punësuarit e tij  dhe në rast se ju që jeni të punësuar në një institucion/sipërmarrje nëse ju nesër dilni nga puna keni disa shpërblime, edhe nëse një biznes mbyllet punonjësit kanë të drejtë të marrin një vit asistencë ose ndihmë ekonomike që në fakt është asistenca.

Ndërsa i vetëpunësuar nëse i ndërpritet puna sepse nuk ka më mundësi të gjejë klientë, del i papunë pra nuk i kemi kushtet njësoj.

Po ashtu edhe përgjegjësinë përpara ligjit nuk e kemi njësoj. I vetëpunësuari ka përgjegjësi përpara ligjit deri në pasurinë e tij personale, nëse nuk shlyen një furnitorë apo kredi që ka marr për biznesin , ndërsa i vetëpunësuari  nuk i ka këto përgjegjësi ashtu edhe sipërmarrësi".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco