Lek i ri, apo lek i vjetër? Më shumë se gjysma e shqiptarëve ngatërrohen

Lek i ri, apo lek i vjetër? Më shumë se gjysma e shqiptarëve ngatërrohen

15:47, 25/03/2023
A+ Aa A-

Lek i ri apo lek i vjetër? Ky  fenomen vijon të ngatërrojë më shumë se 54% të qytetarëve shqiptarë ende pas shumë dekadash. Termat e gabuar të lekut përdoren më shumë në familje dhe në rrethin shoqëror. Erinda Caushi përgjegjëse e komunikimit në Bankën e Shqipërisë sqaron se në institucione financiare dhe në banka përdoret vlera reale e lekut.

Gabimet në përdorimin e terminologjisë së duhur kanë nisur 57 vite më parë  kur u bë reforma monetare dhe  u zëvendësua kartëmonedha në raportin 10 me 1.

Banka e Shqipërisë sygjeron që ndryshimi duhet të nisë nga edukimi i brezit të ri me terminologjinë e duhur. Të rinjtë e pranojnë se shpesh përdorin vlerën e gabuar të lekëve.

Përdorimi i gabuar i termave  “i vjetër apo i ri” për të identifikuar “Lekun” , sipas Bankës Qendrore shfaqet kryesisht te disa kategori si  personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco