Resuli: Çmimi i bulmetit po rritet frikshëm, por problemi më i madh është cilësia

10:58, 08/02/2023
A+ Aa A-

Duke nisur nga 15 shkurti, çmimet e nënprodukteve të qumështit të deles dhe të dhisë do të kenë një tjetër rritje.  Fabrikat e qumështit në Shqipëri, kanë rënë dakord që rritja e djathit dhe gjalpit të jetë nga 8% deri në 38 %. Janë të paktën 14 nënprodukte të ndryshme që do të preken nga rritja e çmimit, duke nisur pas javës së dytë të këtij muaji.

Ervin Resuli, ekspert i bujqësisë dhe njëkohësisht kreu i shoqatës “Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendore” ishte i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv , i cili u shpreh se duke përjashtuar familjet që jetojnë në fshatra, familjet në qytete e kanë më të vështirë sigurimin e produkteve cilësore të bulmetit dhe e vetmja zgjidhje për to ngelen marketet dhe supermarketet, të detyruar të blejnë një produkt me çmim më të lartë dhe të derivuar nga qumështi.

Resuli u shpreh gjithashtu se janë qytetarët ato që duhet të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë që çmimi për litër qumështi të jetë sa më e ulët, dukë mbështetut kështu fermerët, ashtu siç kanë bërë vendet e rajonit.

“Pjesa e fshatit normalisht deri diku i siguron vetë se kanë kafshë, ndërsa përsa i përket pjesës së qytetit normalisht janë të detyruar t’i drejtohen marketeve apo dyqaneve të lagjeve apo supermarketeve të mëdha. Pra nuk ka një formë tjetër për tu furnizuar me bulmet. E vetmja gjë është kërkesë-llogaria e thënë ndryshe sa herë ne blejmë në market apo nju produkt të çfarëdo llojshëm në paguajmë detyrimet në shtet. Janë vetë qytetarët që duhet të ngrejnë zërin dhe duan të kërkojnë llogari pse nuk bëhen ashtu siç bëhen në rajon, siç janë mbështetur seç janë subvencionuar dhe si janë kujdesur të paktën shtetet e rajonit, të cilët herë pas here kanë mbështetur fermerët që kostoja e prodhimit për një litër qumësht të jetë sa më e ulët dhe po ashtu industria të mos ketë justifikime për të rritur çmimin.

Në momentin që kemi rritje të çmimeve , ka dy elementë të cilët sillet konsumatori, njëra është duke ulur sasinë e konsumuar dhe e dyta është drejt rendit dhe produkteve që nuk kanë bazë kryesore qumështin. Pra sot ne dimë që në treg janë të lejuara dhe produkte të cilat në paraqitje janë djathë por përmbajnë një emër tjetër, dhe në përbërjen e tyre përmbajnë qumësht pluhur apo lëndë të tjera shtesë të cilat nuk deriovohen nga qumështi dhe konsumatori është i detyruar të ulë cilësinë e ushqimit duke mos marrë  produkt që derivon nga qumështi” u shpreh Resuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco