Bardhi Sejdarasi: Raportet e OJF nuk janë të besueshme, korrupsioni po identifikohet nga raportet e mediave

21:28, 01/02/2023
A+ Aa A-

Raporti i Transparency Internatinal për Shqipërinë e ka renditur në vendin e 101 për sa i përket luftës kundër korrupsionit, duke mos ndryshuar nivelin e viteve të fundit.

I ftuar në emisionin ‘Këndi i Pano Sokos’ në SyriTv, ishte ish-drejtori i Transparency International për Shqipërinë, Bardhi Sejdarasi.

Sejdarasi është shprehur se koncepti i korrupsioni në Shqipëri vjen si pasojë e skepticizmit se si matet ky perceptim, si pasojë e metodologjisë që këto organizata ndjekin

"Problemi është te burimet njerëzorë që merret me matjen e përceptimit të korrupsionit në Shqipëri do të arrijmë në vlerësimin q është shumë larg raporteve ndërkombëtare.

Zakonisht në Shqipëri ne i referoheshim raportimit të FMB,BB dhe raportit të KLSH dhe pastaj ishin njesitë anti-korrupsion. Ato njesi që merren dhe paguhen me hartimin raportit më së pari duhet të sjelli vërtetësinë e stafeve të tyre dhe metodologjinë që ata përdorin, duet raportuar edhe pse nuk mund të publikojmë cdo gjë se ka dhe rregulla strikte. Por ajo më e rëndësishmja është se nuk e publikojnë raportin edhe pse del raportit i Transparency International.

Nuk e kemi arritur akoma atë maturi që të kemi njerëz kompetent dhe organizata kompetente, dhe jam skeptik ndaj këtyre raporteve që dalin, por ajo që më ngjall më shumë interes është raporti i medieve që hulumtojnë shumë thellë dhe nxjerrin shumë të vërteta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco