'Ekonomia rritje të ngadaltë', Sejko: Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

'Ekonomia rritje të ngadaltë', Sejko: Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

19:07, 01/02/2023
A+ Aa A-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot se Banka e Shqipërisë nuk do të ndryshojë normë bazë të interesit dhe se inflacioni do të ulet gradualisht.

Kjo do të thotë se norma bazë e interesit mbetet 2.75%.

Sejko tha se shkak për këtë është bërë tendenca rënëse e inflacionit në dy muajt e fundit të vitit 2022.

Guvernatori theksoi se tendenca rënëse e inflacionit dhe rritja më e shpejtë ekonomike e vendit prej 4% në fund të vitit 2022 ka nxitur Këshillin Drejtues të Bankës së Shqipërisë të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori, Gent Sejko tha se ulja e inflacionit u pasqyrua në rënien e çmimit të naftës, të disa artikujve ushqimore, por edhe me rritjen e pagave e punësimit.

“Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë. Ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por sinjalizon edhe për rritje të shpejtë të kostove të prodhimit dhe presione mbi çmimet e konsumit”, tha Sejko

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco