SYRI TV/ Hetimi i Autoritetit të Konkurrencës për Bordin e Naftës: Çmimet rriten si 'raketë' ulen si 'pupël'

17:27, 25/01/2023
A+ Aa A-

Caktimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës, kanë krijuar mungesë konkurrence në treg. Ky është konkluzioni i një hetimit të kryer nga Autoriteti i Konkurrencës për Bordin e karburanteve. Hetimi evidenton faktin se mungesa e konkurrencës ka sjellë për pasojë dëmtim të konsumatorëve. Gjithashtu, sipas Autoritetit të Konkurrencës, në Shqipëri çmimet e karburanteve rriten si raketë, ndërsa ulen shumë ngadalë.

Syri Tv

Çmime e karburanteve të vendosura nga bordi i Transparencës në Shqipëri kanë reduktuar përfitimet e konsumatorëve, për shkak se kanë dëmtuar konkurrencën në tregun e hidrokarbureve. Kjo është një nga gjetjet e hetimit të kryer nga Autoriteti i Konkurrencës për Bordin e Transparencës.

Sipas hetimit, gjetjet paraprake të të cilit u publikuan në fund të vitit 2022, ngrihet shqetësimi se Bordi i Transprencës ka dëmtuar tregun e konkurrencës në shitjen me pakicë, duke sjellë si pasojë edhe dëmtimin e konsumatorëve.

Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasoje e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë, por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg, por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive.

Autoriteti i Konkurrencës

Nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës, ka rezultuar gjithashtu se ndryshimet e çmimeve të karburanteve në bursat ndërkombëtare, nuk janë reflektuar në mënyrë të njëjtë në Shqipëri.

Në fillim të vitit 2022, rritja e çmimit të karburanteve naftë dhe benzinë, në bursat ndërkombëtare ka patur një reflektim të shpejtë (si raketë) të rritjes dhe reflektim më të ngadaltë të rënies (si pupël), tek çmimi përfundimtar i shitjes për konsumatorin në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Autoriteti i Konkurrencës

Në lidhje me vendimet e Bordit të Transparencës, janë ngritur shpesh herë pikëpyetje nga opozita dhe ekspertët, pasi çmimet e karburanteve të vendosura nga bordi nuk kanë qenë në koherencë me ndryshimet në bursa.

Për këtë arsye, në Gjykatën Kushtetuese është depozituar një kërkesë për shfuqizim të Bordit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco