‘150 lek për metër katror’/ Bashkia vendos taksë shtesë për tregtarët e Lezhës

‘150 lek për metër katror’/ Bashkia vendos taksë shtesë për tregtarët e Lezhës

14:43, 09/01/2023
A+ Aa A-

Prej 1 janarit të këtij viti tregtaret në tregun industrial të Lezhës do të paguajnë një tarifë të shtuar prej 150 lekë më shumë për metër katror të sipërfaqes që disponojnë.

Kjo do të thotë se një tregtar që paguante 650 lek në muaj për metër katror tani paguan 800 lek për metër katror.

Për ta kjo rritje krijon të tjera vështirësi në një kohë kur fuqia blerëse, sipas tyre, është ulur.

Tregtarët, thanë se përballë rënies së fuqisë blerëse, tarifa është e papërballueshme.

"Taksa është e papërballueshme. Por, kjo varet tek Bashkia. Se s’ka blerësa është kjo punë se të kishte blerëse ne nuk po e ndjejmë fare”, shprehet një tregtar.

“Shihe vetë që tregu është bosh. Në 10.30 kam bërë sefte, kam shitur një pale galloshe . Kam fituar 400 lekë.  Ekonomia është e dobët drejt falimentimit jemi për besë të  Zotit Punë nuk ka . Çfarë të themi tjetër. Vetëm të

“E papërballueshme. Kanë çuar taksat e shtetit privatit. Duan të na e rrisin dhe ne. Arsyen nuk e dimë fare. Nuk është fare normale nuk e përballojmë dot”, thotë një tregtare tjetër.

“Nuk jam dakord të rrisin taksën. Kush do blejë, nuk ka blerës, nuk ka asgjë”, shprehet një blerës tjetër.

Por për instancat vendore kjo tarifë shtesë ka ardhur për shkak se tregu është amortizuar dhe të ardhurat që do të mblidhen nga kjo taksë do të përdoren për përmirësimin e kushteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco