Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

SYRI TV/ Konfindustria ‘shuplakë’ Bordit të Transparencës: Ulni çmimet e karburanteve, i vononi qëllimisht

SYRI TV/ Konfindustria ‘shuplakë’ Bordit të Transparencës: Ulni çmimet e karburanteve, i vononi qëllimisht

13:16, 09/01/2023
A+ Aa A-

Konfindustria akuzon Bordin e Transparencës se nuk po reflekton çmimet e bursës botërore  për karburantet, ndërsa thekson se çmimi i naftës duhet të ishte të paktën nën 183 lekë për litër. Sipas Konfindustrisë, pasojat po i ndjejnë qytetarët dhe bizneset me miliona dollarë kosto shtesë, ndërsa favorizohen oligopoli i operatorëve të karburantëve.

Nga SYRI TV

Konfederata e  Industrisë Shqiptare ka shprehur kritika të forta ndaj Bordit të Transparencës, teksa i  bën thirrje  të rishikojë çmimet e hidrokarbureve në vend. Në një deklaratë të shpërndarë për mediet, Konfindustria  shprehet se në tregjet  botërore, çmimi i naftës ka pësuar rënie, por në Shqipëri nuk janë reflektuar. Sipas saj, çmimi aktual për naftën duhet të ishte të pakën nën nivelin e 183 lekëve.

“Mbështetur në vlerësimet krahasuese me bazë vjetore, çmimi i shitjes me pakicë të produktit  naftë në tregun shqiptar duhet të ishte më i ulët se 183 lekë/litër. Ndërkohë, prej më se 2 javësh çmimi i naftës në tregun shqiptar është në kufijtë e pothuaj 200 lekë/litër. Kostot e mësipërme shtesë për qytetarët dhe bizneset arrijnë në vlera miliona dollarë $. Konfindustria ka kërkuar në vazhdimësi shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe themelimin e Entit të Karburanteve si dhe marrjen e masave për rritjen e domosdoshme të konkurueshmërisë në treg. Enti i Karburanteve duhet të jetë në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe i përbërë nga profesionistë.”

Konfindustria kritikon Bordin të Transparencës  për vonesën e qëllimtë  të reflektimit vetëm në rastet kur çmimet ulen në bursë  për të favorizuar oligopolin e operatorëve të karburantëve.

“Praktika e mësipërme godet ashpër interesin publik dhe favorizon hapur oligopolin e operatorëve të karburanteve, rritjen e sforcuar të të ardhurave buxhetore si dhe mbështet kontrabandën masive. Bordi i Trasparencës është në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë, në konflikt të plotë interesi, në gjysmën e tij nga përfaqësues të vetë subjekteve tregtare, që duhet të hetohen për spekulime të mundshme në treg.”

Më 20 dhjetor 2022, Bordi i Transparencës përcaktoi çmimet e reja ku kishte një ulje prej 3 lekësh për çmimin e naftës dhe 1 lekësh për çmimin e benzinës.

Nga 20 dhjetori, nafta tregtohet me 199 lekë/litri benzina shitet me 177 lekë/litri, ndërsa gazi 71 lekë për litër. Ndonëse në tregjet ndërkombëtare çmimi i hidrokarbureve ka shënuar ulje të ndjeshme,  Bordi i Transparencës, prej tre javësh vijon t’i mbajë të pandryshuara çmimet, duke mos reflektuar  uljet në bursë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco