Kredia e institucionit financiar ndërkombëtar/ Drejtoresha për Evropën: Rrisim konkurrencën e ndershme në Shqipëri

Kredia e institucionit financiar ndërkombëtar/ Drejtoresha për Evropën: Rrisim konkurrencën e ndershme në Shqipëri

13:30, 09/12/2022
A+ Aa A-

Drejtoresha Rajonale e International Finance Corporation për Evropën, Rana Karadsheh, e cila ndodhej në Shqipëri me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me Grupi BALFIN për një kredi korporative për të rifinancuar zgjerimin e Tirana East Gate, në mënyrë që të krijojë më shumë vende pune, të nxisë prodhimin vendas dhe të promovojë konkurrencën në tregun me pakicë, ndër të tjera në një intervistë të dhënë për mediat, u shpreh se nëpërmjet kësaj kredie, po nxitej dhe konkurrenca e ndershme në vend. 

“Marrëveshja me BALFIN Group, është që të mbështesim një zhvillues kryesor të shitjeve me pakicë me një prani rajonale, që do të ndihmojë në modernizimin e sektorit të shitjeve me pakicë në Shqipëri. Investime dhe kompani të tilla krijojnë vende pune, do të nxisin prodhimin vendas dhe do të rrisin konkurrencën e ndershme. Pra, parqet e reja të shitjes me pakicë, të cilat ne jemi të lumtur të themi se bashkëfinancohen nga IFC, do të prezantojnë markat globale dhe do të tërheqin kompani të huaja dhe si rezultat, konsumatorët vendas mund të kenë akses në më shumë produkte dhe fermat lokale mund të lidhen me zinxhirin global të furnizimit. Janë pikërisht këto lloj investimesh dhe këto lloj kompanish që do të ndihmojnë integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe rritjen e potencialit” – tha Karadsheh. 

Një tjetër risi që vuri në dukje përfaqësuesja e institucionit të rëndësishëm ndërkombëtar, ishte impakti që ky investim do të ketë në ekonominë e gkelbër.

“Jam e lumtur të them se ky projekt do të ndihmojë grupin të marrë certifikatën ndërkombëtare të ndërtesave të gjelbra dhe do të reduktojë emetimin e CO2, kështu që jo vetëm që krijon vende pune, por gjithashtu ndihmon në gjelbërimin e ekonomisë. Kjo tregon se përpjekjet që ka bërë Shqipëria po shpërblehen. Dua të them gjithashtu se ky është përvjetori i tretë i IFC-së për praninë tonë në Shqipëri dhe ne jemi krenarë për punën e bërë ndër vite. Ka më shumë për të bërë përmes objektivave dhe investimeve, këshillimit, duke ndihmuar Shqipërinë të vazhdojë të përmirësojë klimën e saj të biznesit” – u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco