Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Qeveria kërkon 'pavarësinë' nga Kuvendi sa herë do të marrë borxh

Qeveria kërkon 'pavarësinë' nga Kuvendi sa herë do të marrë borxh

20:33, 05/12/2022
A+ Aa A-

Në një kohë kur po bëhet gati për të marrë Eurobondin e radhës me vlerë 500 milionë euro, qeveria kërkon të shkëpusë varësinë nga Kuvendi, për të mos i kërkuar më aprovimin sa herë kërkon borxh.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka propozuar ndryshime në ligjin për huamarrjen, borxhin dhe garancitë shtetërore. Pas depozitimit në Parlament, projektligji u diskutua të hënën në Komisionin e Ligjeve.

Përfaqësuesja e “Financave”, Kesjana Halili parashtroi edhe argumentet mbështetëse të ndryshimeve të propozuara.

“Kjo dispozitë do të mundësojë thjeshtësimin e mëtejshëm të procedurës së huamarrjes në tregjet ndërkombëtare, në kushtet ku ky proces kërkon reagim me shpejtësi për të përfituar nga oportunitetet që mund të ofrojnë tregjet financiare në momente të caktuara, duke konsideruar që këto tregje paraqiten me zhvillime shumë dinamike dhe që impaktohen nga çdo indikator apo rrethanë e caktuar.”

Por argumentet nuk bindën përfaqësuesit e Partisë Demokratike, madje as përfaqësuesit e mazhorancës të pranishëm në komision.  

Mbledhja u mbyll pa një vendim, ndërsa kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka kërkoi më shumë qartësi nga Ministria e Financave në drejtim të ndryshimeve të propozuara./A2 CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco