BSH: Inflacioni mbetet sfidë për ekonominë

BSH: Inflacioni mbetet sfidë për ekonominë

12:01, 05/12/2022
A+ Aa A-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se inflacioni mbetet sfidë për këtë institucion dhe ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e Workshop-it të kërkimeve, Sejko solli një tablo të situatës financiare dhe ekonomike të vendit, duke shtuar se objektivi i Bankës së Shqipërisë është stabiliteti financiar.

“Presionet e huaja të çmimeve,të mbështetura nga kërkesa e brendshme e qëndrueshme, tashmë po ushqejnë inflacionin e mallrave dhe ushqimeve të prodhuara në vend. Po rrisim koston dhe prodhimit dhe më e rëndësishmja, pritjet për inflacionin. Kjo është e dukshme në tregun e punës, në normën e shfrytëzimit të kapaciteteve dhe në tregjet e kapitalit të cilat duken se kanë inkorporuar këto pritjet në vendimmarrjen e  tyre.

Përvoja jonë, hulumtimet dhe analizat e fundit tregojnë se në rrethanat aktuale e vetmja përgjigje që mund të japë Banka Qendrore është të ndjekë një politikë të rritjes së normës bazë të interesit duke forcuar kështu angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Ky kurs veprimi do të krijojë kushtet e nevojshme monetare për të kontrolluar inflacionin dhe pritjet për të si dhe do ta ndihmojë inflacionin të kthehet në objektiv brenda një horizonti kohor të arsyeshëm. Angazhimi ynë për stabilitetin e çmimeve ka për qëllim të ruajë fuqinë blerëse të të ardhurave të familjeve dhe të kursimeve të individëve. Të ruajë stabilitetin financiar dhe të krijojë kushte optimale të kredisë dhe të ndihmojë sektorin privat që të zhvillojë veprimtaritë dhe besueshme dhe plane të qëndrueshme investimi.

Më e rëndësishmja është se projeksionet tona të cilat përfitojnë nga të njëjtat modele dhe analizat e kërkimit ekonomik, sugjerojnë se raundi aktual i rritjes së normës bazë të interesit nuk do ta çojë ekonominë tonë në recesion. Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet në horizontin kohor afatmesëm”, ka thënë Gent Sejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco