Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bordi e ka një hall: Një ditë pasi e shtrenjtoi naftën me 8 lekë, e ul 5  lekë

Bordi e ka një hall: Një ditë pasi e shtrenjtoi naftën me 8 lekë, e ul 5 lekë

14:38, 03/12/2022
A+ Aa A-

Pa kaluar as 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Pasi i rriti me 8 lekë për litër gjatë ditës së djeshme, duke i çuar në 214 lekë, sot Bordi i ka ndryshuar sërish çmimet. Nga ora 18.00 e ditës së shtunë, nafta do të tregtohet me 209 lekë për litër, duke mbetur 3 lekë për litër më e shtrenjtë sesa ishte dy ditë më parë.

Rënien më të lartë e la shënuar benzina, që do të tregtohet me 187 lekë, duke iu afruar niveleve të shkurtit, përpara se të fillonte kriza e çmimeve, nga 195 lekë që ishte ditën e djeshme (kur u rrit nga 191 lekë dy ditë më parë), njofton revista Monitor.

Operatorët e tregut pohojnë se janë të çorientuar nga këto lëvizje të shpeshta dhe të çoroditura të Bordit. Sipas tyre, fiksimi i çmimeve nga Bordi i Transparencës në vend që të ndikonte pozitivisht ka dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal, siç ndodhi dhe ditët e fundit kur nafta zbriti në rreth 83 dollarë për fuçi (shiko grafikun: Ecuria e naftës në bursat ndërkombëtare gjatë vitit të fundit, treguesi Brent). Kjo do ta shtynte në kohë reflektimin e shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare.

“Ndërhyrjet e Bordit janë më të dëmshme sesa të lihej tregu të funksionojë në konkurrencë. Kompanitë nuk mbyllin dot blerje për afate më të gjata, pasi luhatjet e shpeshta të çmimit nga bordi vetëm sjellin dëme, duke bërë që shoqëritë të mos mbajnë rezerva, pasi do të detyroheshin të shisnin me humbje, përsa kohë që çmimet fiksohen nga Bordi”.

SHUMICA

Nafta 197 Lek

Benzina 175 Lek

Gazi 59 Lek

PAKICA

Nafta 209 Lek

Benzina 187 Lek

Gazi 71 Lek

Peshkimi: 116 Lek

Çmimet do te ndryshojne sot ne oren 18:00

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bordi e kap dhe nje rroge shtese nga kto mledhjet.03/12/2022 15:56

Ka hall te vjedhi dhe te marre sa me shume leke. Cdo te premte bordi i rrit cmimet sepse te premteve familjaret mbushin makinat per te udhetuar ne fundjave. Keto jane qelbesira qe varferijne popullin qellimisht dhe i lene injorante. Sa me te varfer e te paditur me kollaj nenshtrohen. Por natyra ka ligje me te forta se kelyshet e pushtetit dhe sa me shume dhemb me shume kafshon dhe me i forte behet ndeshkimi per palacot dhe kte here do ju shkulet me rrenje e me dhemballe cdo pasuri e do perndiqen ngafo te jene. Si nexhmija do vdesin.

Shto koment

Denonco