Opozita mbush sheshet, Rama tallet sërish me çmimet e karburanteve

Opozita mbush sheshet, Rama tallet sërish me çmimet e karburanteve

17:34, 12/11/2022
A+ Aa A-

Teksa opozita ishte në shesh, bordi komunist i Edi Ramës lajmëroi tjetër ulje qesharake të çmimit të karburanteve.

Çmimet e reja të vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 130 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco