Java mbyllet pozitivisht për Dollarin amerikan – Fiton rreth 1 pikë brenda natës!

Java mbyllet pozitivisht për Dollarin amerikan – Fiton rreth 1 pikë brenda natës!

12:56, 07/10/2022
A+ Aa A-

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies që pësoi në ditët e para teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.8 lekë dhe është shitur me 119.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu e ka mbyllur javën në vlera pozitive në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 119.8 lekë dhe shitet me 120.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik sakaq ka shënuar një rënie të kuotës këtë të premte pasi blihet sot me 132.5 lekë dhe shitet me 134 lekë në raport me ditën e enjte duke pësuar kështu një zbritje prej 0.5 pikë referuar tregut të brendshëm valutor.

Monedha europiane vijon të qëndrojë poshtë vlerës së 117 lekë në blerje në raport me Lekun duke regjistruar kështu një rënie të lehtë nga dje teksa blihet sot me 116.8 lekë dhe shitet me 17.5 lekë./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco