Më pak naftë në botë, tani duhet të paguajmë më shtrenjtë për karburantet

Më pak naftë në botë, tani duhet të paguajmë më shtrenjtë për karburantet

19:57, 06/10/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët duhet të përgatiten të paguajnë sërish më shumë për naftën. Shkaku kësaj radhe është lëvizja e fundit e OPEC, kartelit që kontrollon prodhimin e arit të zi në botë. Tregjet po i drejtohen shtrenjtimeve të reja, që pritet të reflektohen së shpejti edhe në vendin tonë.

Nga muaji i ardhshëm, në botë mund të ketë më pak naftë. Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC vendosi të mërkurën që të ulë me 2 milionë fuçi naftë çdo ditë prodhimin. Kjo do të bënte që nga 30 milionë fuçi mesatarisht, për një total prej gati 4.8 miliardë litra naftë, sasia e karburanti të reduktohej në 28 milionë fuçi, apo 4.5 miliardë litra.

Image

Lëvizja e kartelit që po përpiqet të fitojë sa më shumë do t’i shtrijë efektet edhe në Shqipëri.

Ndërkohë, ndonëse me luhatje të vogla, nafta në bursat ndërkombëtare ka nisur trajektoren rritëse duke u shitur për gati 94 dollarë për fuçi nga pak më shumë se 85 dollarë për fuçi që ishte në fillim të muajit.

Kjo ecuri pritet të reflektohet shpejt edhe në tregun shqiptar, ndaj ekspertët sugjerojnë vendosjen e një tavani fitimesh për kompanitë importuese me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve.

Nëse Bordi i Karburanteve do të mblidhej sot, me çmimin e naftës së përpunuar në bursë dhe kursin aktual të dollarit, një litër naftë do të shitej për 243 lekë, apo 20 lekë më shtrenjtë se çmimi aktual.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco