2016-2020, kostot e sigurimeve që bizneset paguajnë për punonjësit u rriten deri në 18%

2016-2020, kostot e sigurimeve që bizneset paguajnë për punonjësit u rriten deri në 18%

11:52, 06/10/2022
A+ Aa A-

Kostot e sigurimeve që paguajnë punëdhënësit për punonjës janë rritur përgjatë periudhës 2016 -2020 nga 1.2 % në 18.2 për qind në varësi të aktiviteteve ekonomike.

Një anketë e INSTAT për përllogaritjen e kostos së punës, shihet se vlerën më të lartë në pagesën e sigurimeve shoqërore për punonjës e kanë aktivitetet financiare të sigurimit, ato profesionale dhe aktivitetet administrative. Sigurimet për punonjës në këto aktivitete janë mesatarisht 142,347 në vit, me një rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2016.

Të dytët në renditje për kostot e larta të sigurimeve janë profesionistët e biznesit me 123,470 lekë mesatarisht në vit, me një rritje gati 12 për qind nga viti 2016.

Për punonjësit në aktivitet e shërbimeve kostot e sigurimeve shoqërore arrijnë mesatarisht 123,339 lekë në vit me një rritje 7.7% nga viti 2016, ku u krye edhe anketa e parë për këtë qëllim.

Për sektorët e arsimit dhe të shëndetësie kosto mesatare e sigurimeve për punonjës është 123,123 lekë në vit me një rritje vetëm 1.2 % nga viti 2016. Punonjësit në këto sektorë kryesisht janë të angazhuar në sektorin publik

Në sektorët e tregtisë, transportit, telekomunikacionit dhe TIK , kosto vjetore e sigurimeve për punonjës arrit i 112,234 lekë me rritje 10.6% nga viti 2016 më 2020.

Në sektorin e industrisë dhe ndërtimit, kosto mesatare e sigurimeve për punonjës është 103,6695 lekë me rritje 14%  përgjatë katër viteve.

Kostot e sigurimeve zunë 14.2 për qind të kostos totale të pagesave që punëdhënësit japin ndaj një punonjësi në një vit. Pesha e këtij zëri në vitin 2016 ishte 14.3%.

Kostot e sigurimeve janë rritur përgjatë periudhës 2016-2020 kryesisht për shkak të pagës minimale. Në vitin 2016 rreth 44 % e punonjësve të punësuar me pagë, paguheshin në nivelin minimal.

Në vitin 2016 paga minimale ishte 22 mijë lekë, ndërsa në vitin 2020 niveli i pagave minimale ishte 26 mijë lekë ose 18 % më shumë .

Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më shumë se 87 orë në muaj për sigurimet shoqërore është  24.5% të pagës bruto, sipas listë-pagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.0%  dhe pjesa e të punësuarit 9.5%. Sigurimi shëndetësor është 3.4% të pagës bruto, sipas listë-pagesës, ku pjesa e punëdhënësit është  1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco