Ekspertja: Keqmenaxhim në sektorin energjetik! Qeveria të rishpërndajë paratë për të përballuar krizën

19:58, 28/09/2022
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve të ekonomisë, Suzana Guxholli, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv krizën energjetike. Guxholli deklaroi se hidrocentralet private janë rezultat shumë pozitiv i politikës dhe strategjisë së qeverisë Berisha 2005-2013.

"Shqipëria burimet e prodhimit të energjisë elektrike i ka kryesisht hidrike. Hidrocentralet janë një pjesë në pronësi të shtetit dhe një pjesë private. Ato privatet janë rezultat shumë pozitiv i politikës dhe strategjisë së qeverisë Berisha në vitet 2005-2013. Qeveria Rama prishi kontratat me privatin."-tha Guxholli.

Ekspertja theksoi se qeveria e Ramës ka shkatërruar çdo gjë që ka bërë qeverisja e mëparshme ndërsa shtoi se duhet investuar në interes të qytetarëve.

"Duhet hequr dorë nga përqasja që çdo gjë që bën qeverisja e më parshme të shkatërrohet. Ajo që i shërben interesit publik duhet investuar.

Ne në kohën me pak reshje importojmë 30 për qind të energjisë. Në kohën më të mirë me reshje kemi prodhuar edhe 85 për qind të energjisë.

70 për qind e prodhojmë këtu. Koston bazë hidrocentralet e kanë 3 lekë. Nëse kostoja është 3, ti e shet 9. 6 lekë për kilovat i fiton dhe mbulon shtesën e energjisë.

Në buxhetin tonë ka para nga rritja e çmimeve dhe këto para s'duhet të merren si fitim i paparashikuar por të rishpërndahen që të përballohet kriza.”-tha Guxholli.

Ajo shtoi se ERE është i pavarur nga qeveria ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me keqmenaxhim në sektorin energjetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco