Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FSHZH, tender 1.7 mln euro për 'modele inovative', sërish vendi mbetet sekret

FSHZH, tender 1.7 mln euro për 'modele inovative', sërish vendi mbetet sekret

12:07, 28/09/2022
A+ Aa A-

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur këtë të mërkurë një tjetër procedurë prokurimi pas parkut “misterioz” të pak javëve me parë.

Vlera e fondit limit është rreth 1.7 milionë euro dhe objekt i kontratës është “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të modeleve inovative për përmirësimin e shërbimeve utilitare publike”.

Në raportin teknik që këtë herë shoqëron procedurën sqarohet se bëhet fjalë për instalime fotovolatike dhe llampa LED në ndriçimin rrugor e zona publike por edhe këtë herë emërtimi i saktë i vendit se ku do të zbatohet projekti mbahet sekret.

Fondi në preventivin e publikuar llogarit njësitë që do të duhen për zbatimin e projektit por nuk ka dhënë detaje për institucionet që do të jenë pjesë e tij apo ku ndodhen hapësirat publike që do të jenë pjesë e tij. “Ky investim shtrihet ne zona dhe hapësira publike” thuhet në dokument.

Sipas FSHZH në kuadër të përmirësimit të eficiencës së energjisë, por edhe si një synim për të reduktuar varësinë nga energjia elektrike e cila prodhohet nga burime jo të rinovueshme, është analizuar dhe vlerësuar ndërtimi i disa sistemeve për prodhimin e energjisë elektrike përmes teknologjisë fotovoltaike, si dhe ndriçimi rrugor në investime të zonave të ndryshme i cili do të mundësohet nëpërmjet ndriçueseve LED solar. Në këtë mënyre synohet të përmirësohet eficienca energjetike por edhe ulja e emetimeve të CO2 në atmosferë.

“Zbatimi i këtij projekti synon  të promovojë dhe nxisë uljen e varësisë nga furnizimi me energji elektrike nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe bërjen sa më shume autonom dhe vetëprodhues nëpërmjet prodhimit të energjisë elektrike përmes teknologjisë fotovoltaike. Impiantet e energjisë diellore do te ndërtohen ne sipërfaqe te sheshta, konkretisht ne soletat (tarraca) e objekteve ose ne ambiente të hapura” nënvizon FSHZH.

Kohëzgjatja e kontratës për operatorin që do të rezultojë fitues nga tenderi i Fondit do të jetë 12 muaj ndërkohë që afati i fundit për ofertat është lënë 13 tetori.

Lidhur me projektin e parkut misterioz me nje fond limit 4.7 milione euro “Monitor” i drejtoi FSHZH një kërkesë për informim për të cilën nuk ka marrë ende një përgjigje./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS28/09/2022 12:17

Dhe njerëzit thonë që Shqipëria është e varfër, që shqiptarët janë të varfër!! U qanë shqiptarër nga shpenzimet e kafeve dhe ushqimeve që hante vejusha e zezë, shoqja Nexhmije Hoxha. Këta janë më të zinj se sa Enver Hoxha dhe të gjithë hoxhistët e tjerë!!! Por Shqipëria është shumë më shumë e pasur, përderisa paska kaq shumë që vidhet dhe vidhet çdo ditë nga të gjithë, me të gjitha mjetet e mundshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, më hajdutëri të drejtpërdrejta, me mashtrime, me fshehje të ardhurash, me abuzime, me shpërdorime, me këqpërdorime, me ryshfete, me tendera, me koncensione, me poshtërsira, me PPP dhe me çdo lloj poshtërsish!!! Pra kaq shumë vidhet sa përsëri mbetet diçka, mbeten lëmosha për mësuesit, për pedagogët, për mjekët, infermjerët, policët, pensionistët, për punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore. Dhe njerëzit thonë pastaj se ku do t'i gjejë lekët Sali Berisha që premton kaq shumë???!!! Po ja pra, lekët aty janë midis jush dhe prej jush o popull. Mjafton që qeveritarët mos të na i vjedhin!!! Mjafton që një kryeministër ta përdorë buxhetin e shtetit njësoj sikur të ishte një mësues i mirë, një prind i mirë dhe të përdorte me nikoqirllëk dhe me zgjuarsi paratë dhe të ardhurat e familjes së vet!!! U shkatërruan rafineritë e naftës në të gjithë Shqipërinë, kishim 4 të tilla (në Ballsh, në Fier, në Kuçove dhe në Cerrik) dhe i shkatërruan me qëllim që të pasurohej Edvin Kristaq Rama, me të gjithë çetën kriminalo-mafioze të langove dhe zagarëve të vet!!! Pa llogaritur faktin që Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për prodhimin e naftës dhe të dytin në botë për sasinë e kromit, të parin në Botë për burime hidrike për frymë popllsie!!! Por diktatori mafioz sulltano-putinist i Surrelit, na thotë me pompozitet kriminal: Asnjë biznesmen, asnjë trafikant, asnjë i korruptuar, asnjë hajdut kryebashkiak apo ordiner, asnjë ministër, deputet, zv/ministër, drejtor i përgjithshëm, dhe asnjë kriminel nuk i ka futur ndonjë cent apo qindarkë në xhep këtij kryendyrësire, këtij kryemafiozi, këtij kryekrimineli, këtij kryeqelbësirë, sepse ky nuk pranon lëmosha apo pare xhepi!! Pooooo!! Poooo! Kjo është shumë e vërtetë!!! Plotësisht e vërtetë!!! Sepse këtij krimineli nuk ia fusin dot milionat dhe miliardat nëpër xhepa, por ia dërgojnë me thasë, ja dërgojnë me kilogram, ia dërgojnë direkt tek llogaritë bankare!! Ato janë miliarda euro dhe dollarë dhe nuk mbahen kurrë nëpër xhepa!!! Sepse ky diktator kriminel nuk është as idiot dhe as budalla që të mbajë miliarda euro dhe dollarë as nëpër xhepa dhe as në shtëpi!! Ua ka gjetur vendin prandaj kërcen si gjeli majë mullarit me mut!!! Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 miliard euro!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 Miliardë euro dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!! Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!! 18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë??? Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme!!! Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!! Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!! Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 28/09/2022 12:15

Mos u lodhni kot. Kete tender e ka parafituar Carlo Bollino

Shto koment

Denonco