Bordi komunist i qeverisë publikon çmimet e shitjes së karburanteve

Bordi komunist i qeverisë publikon çmimet e shitjes së karburanteve

10:11, 28/09/2022
A+ Aa A-

Bordi i Transparencës ka marrë vendim dje për çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve. Çmimet kanë hyrë në fuqi që nga ora 18:00 e datës 27 shtator dhe vazhdojnë të jenë në fuqi edhe sot deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datën 27 shtator 2022,  siç thuhet në njoftim  janë rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura dje dhe që vazhdojnë edhe sot janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi më atë 27 shtator ora 18.00 dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës vërejti se  i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi  jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës dhe se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim, shton Ministria e Financave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS28/09/2022 12:20

Dhe njerëzit thonë që Shqipëria është e varfër, që shqiptarët janë të varfër!! U qanë shqiptarër nga shpenzimet e kafeve dhe ushqimeve që hante vejusha e zezë, shoqja Nexhmije Hoxha. Këta janë më të zinj se sa Enver Hoxha dhe të gjithë hoxhistët e tjerë!!! Por Shqipëria është shumë më shumë e pasur, përderisa paska kaq shumë që vidhet dhe vidhet çdo ditë nga të gjithë, me të gjitha mjetet e mundshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, më hajdutëri të drejtpërdrejta, me mashtrime, me fshehje të ardhurash, me abuzime, me shpërdorime, me këqpërdorime, me ryshfete, me tendera, me koncensione, me poshtërsira, me PPP dhe me çdo lloj poshtërsish!!! Pra kaq shumë vidhet sa përsëri mbetet diçka, mbeten lëmosha për mësuesit, për pedagogët, për mjekët, infermjerët, policët, pensionistët, për punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore. Dhe njerëzit thonë pastaj se ku do t'i gjejë lekët Sali Berisha që premton kaq shumë???!!! Po ja pra, lekët aty janë midis jush dhe prej jush o popull. Mjafton që qeveritarët mos të na i vjedhin!!! Mjafton që një kryeministër ta përdorë buxhetin e shtetit njësoj sikur të ishte një mësues i mirë, një prind i mirë dhe të përdorte me nikoqirllëk dhe me zgjuarsi paratë dhe të ardhurat e familjes së vet!!! U shkatërruan rafineritë e naftës në të gjithë Shqipërinë, kishim 4 të tilla (në Ballsh, në Fier, në Kuçove dhe në Cerrik) dhe i shkatërruan me qëllim që të pasurohej Edvin Kristaq Rama, me të gjithë çetën kriminalo-mafioze të langove dhe zagarëve të vet!!! Pa llogaritur faktin që Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për prodhimin e naftës dhe të dytin në botë për sasinë e kromit, të parin në Botë për burime hidrike për frymë popllsie!!! Por diktatori mafioz sulltano-putinist i Surrelit, na thotë me pompozitet kriminal: Asnjë biznesmen, asnjë trafikant, asnjë i korruptuar, asnjë hajdut kryebashkiak apo ordiner, asnjë ministër, deputet, zv/ministër, drejtor i përgjithshëm, dhe asnjë kriminel nuk i ka futur ndonjë cent apo qindarkë në xhep këtij kryendyrësire, këtij kryemafiozi, këtij kryekrimineli, këtij kryeqelbësirë, sepse ky nuk pranon lëmosha apo pare xhepi!! Pooooo!! Poooo! Kjo është shumë e vërtetë!!! Plotësisht e vërtetë!!! Sepse këtij krimineli nuk ia fusin dot milionat dhe miliardat nëpër xhepa, por ia dërgojnë me thasë, ja dërgojnë me kilogram, ia dërgojnë direkt tek llogaritë bankare!! Ato janë miliarda euro dhe dollarë dhe nuk mbahen kurrë nëpër xhepa!!! Sepse ky diktator kriminel nuk është as idiot dhe as budalla që të mbajë miliarda euro dhe dollarë as nëpër xhepa dhe as në shtëpi!! Ua ka gjetur vendin prandaj kërcen si gjeli majë mullarit me mut!!! Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 miliard euro!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 Miliardë euro dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!! Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!! 18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë??? Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme!!! Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!! Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!! Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Shto koment

Denonco