Miliona turistë të huaj në vend? Shtesa përbëhet nga udhëtarë transit

Miliona turistë të huaj në vend? Shtesa përbëhet nga udhëtarë transit

09:20, 28/09/2022
A+ Aa A-

Numri i të huajve që shkelën në territorin shqiptar gjatë kulmit të sezonit veror arriti në 1.7 milionë.

Në letër kjo përbën një rritje me 11.2%, kundrejt 1.5 milionë vizitorëve të gushtit të kaluar, por duhet thënë që rritja reale ishte shumë më e vogël.

Sipas të dhënave të INSTAT, shtetasit me pasaportë të huaj që deklaruan në kufi se vinin për pushime apo për qëllime të tjera familjare, u rritën me vetëm 3.5%. Ndërsa pjesa dërrmuese e shtesës në ato që qeveria i llogarit si turistë, ishin thjesht udhëtarë transit. Konkretisht, 145 mijë të tillë që qëndruan më pak se disa orë në vendin tonë, pa shpenzuar asgjë, për të shkuar në një destinacione tjetër.

Publikimi i INSTAT, një ditë me vonesë, kësaj radhe nuk përfshin tabelën me shtetësitë e vizitorëve të huaj. Por citon se Spanja ka rritje më të madhe me 3.7 herë, ndjekur nga Polonia me 92.1%.

Vlen për t’u theksuar, se gjatë fundjavave nuk kishte ndalim në kufi për kontroll dokumentesh apo kontroll policor për shqiptarët nga Kosova. Kjo mund të reflektohet në një numër më të ulët turistësh se sa ai real. Por edhe me këto shifra, sërish muaji gusht dhe 8-mujori, përbëjnë rekord në numrin e shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco