Teliti: Bordet, për të ligjëruar vjedhjet e qeverisë! Çorientuan tregun, e vuajnë qytetarët

18:17, 21/09/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti, komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv rritjen e çmimeve. Teliti deklaroi se pjesa dërrmuese e popullatës, janë përballur me rritje dramatike të çmimeve të produkteve të shportës.

Se si ndodh kjo rritje e shpejtë e çmimeve, Teliti deklaroi se sipas FMN-së, bordet e transparencës duhet të anulohen menjëherë.

"Pjesa dërrmuese konsumojnë ushqime bazike, energji, ujë, transport. Ato të INSTAT që deklarohen, është shporta e madhe ku futen dhe pasanikën. Nuk flasim për ata që kanë, por për më të vuajturit. Mbi 90 për qind që ka një shportë të vogël konsumi, krahasim me vitin e kaluar çmimet janë rritur me shifra dyshifrore.

Paratë janë nga qeveria, t'ia japë qytetarëve, bizneseve në prag falimenti dhe të anulojë praktikat komuniste të monitorimit të çmimeve të tregut. Shoqata e hidrokarbureve para dy muajsh deklaroi përfaqësuesi se nëse s'do kishte bord për vendosjen e kufirit të çmimit, çmimi në treg do ishte 100 deri në 120 lekë më i lirë.”-tha Teliti.

Më tej eksperti tha se bordet janë vendosur për të ligjëruar abuzimin në tregun vendas që bëhet me karburantet dhe njëkohësisht abuzimet që bëhen nga mungesa momentale për produktet bazike.

"Bordi vendos kufirin maksimal. Por ajo që ka ndodhur dhe do të ndodhte, tregu do shkojë tek kufiri tavan. Arsye më tepër që bordet s'duhet të ekzistojnë.

Bordet i shpikim vetëm ne, gjëra momenti që s'janë parë asgjëkundi. Opozita ka denoncuar bordet e qeverisë. Një grup deputetësh të PD i kanë çuar në Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e tyre."-tha Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco