VIDEO-SYRI TV/ Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më pak se fitimet nga taksa e qarkullimit

13:50, 17/08/2022
A+ Aa A-

2,6 miliardë lekë kanë arritur vitin e kaluar shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, një shumë kjo 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor. Megjithatë, mirëmbajtja rutinë e rrugëve në vend lë për të dëshiruar.

Nga SYRI TV

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën në 2,6 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro vitin e kaluar. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit.

Monitor shkruan se fondet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë vitit 2021 ishin 134 për qind më të larta se në vitin 2020, ndërsa rritja e shpenzimeve u nxit edhe nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas grafikut, vihet re se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrugëve pësojnë rritje të ndjeshme në vitet elektorale.

Por qeveria arkëton së paku një vlerë 10 herë më të lartë nga taksa e qarkullimit mbi karburantin, e cila është konceptuar për të paguar mirëmbajtjen e rrugëve nga përdoruesit e saj. Në vitin 2021 arkëtimet nga kjo taksë ishin rreth 160 milionë euro.

Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës. Të ardhurat nga taksa e qarkullimit zënë rreth 9% te të ardhurave tatimore.

Nga ana tjetër mirëmbajtja rutinë e rrugëve në vend lë për të dëshiruar. Akset kryesore në vend, Rruga Thumanë-Kamëz është në gjendje të mjerueshme, me gropa dhe çarje që bëhen shkak edhe për aksidente. Ky aks vuan nga një trafik i lartë dhe është strategjik për qarkullimin Veri-Qendër. Në gjendje jo të mirë është edhe autostrada Tiranë-Durrës dhe aksi tjetër dytësor nga Ndroqi, Tiranë -Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco